Vallja devolliçe me hapat e saj plot dinjitet, sazet, aroma e gatimeve tradicionale, punimet artizanale dhe reliket që ruajnë historinë e trevës përbëjnë pasurinë e vërtetë kulturore të Devollit. Në Ditën e Trashëgimisë Kulturore, në qendër të Bilishtit të gjitha këto vlera u bënë bashkë për të shpalosur shpirtin autentik të kësaj zone.