Top Channel/ Detaje! Mbërriti me gomone në Angli, shqiptari kthehet në kriminel
12/11/2024 22:49

Tre shtetas, që trafikonin njerëz në Mbretërinë e Bashkuar, u shpallën fajtorë pas një hetimi të Agjencisë Kombëtare të Krimit. I pari, është një shtetas britanik nga Birmigham, i cili erdhi në Mbretërinë e Bashkuar nga Iraku në vitin 2002. Pistiëan Jameel, 54 vjeç, kishte kontakte me bandat e kontrabandës së njerëzve me bazë në Francë dhe ndërmjetësonte në gjetjen e klientëve. Një ndër klientët, ishte shtetasi shqiptar Artan Halilaj, 39 vjeç. Oficerët e NCA-së, gjatë hetimeve, vëzhguan takimin e Jameel me Halilajn në Birmingham më 1 shtator 2023. Sipas hetimeve, në këtë takim u bë një dorëzim parash dhe më pas, në një telefonatë, Jameel shprehet: “Tre pasagjerët e mi janë të gjithë mirë për të shkuar, gjithçka në rregull”. Artan Halilaj kishte mbërritur vetë me një varkë të vogël nga Belgjika në fillim të vitit 2023. Ai kërkoi azil, por u zhduk nga hoteli ku supozohej të qëndronte teksa kërkesa e tij përpunohej nga Home Office. Halilaj, thonë autoritetet, po organizonte kalimin për të afërmin e tij Fiorentino Halilaj, 25 vjeç, i cili kaloi Kanalin me një varkë të vogël të nesërmen më 2 shtator. Në celularin e tij, u gjet se ai kontaktonte me Jameel. Halilaj dhe Jameel u arrestuan nga oficerët e NCA në 23 tetor 2023, ndërsa Fiorentino Halilaj u arrestua të nesërmen në qendrën e paraburgimit të emigracionit ku po mbahet. Jameel dhe Fiorentino u deklaruan fajtorë të dy, ndërsa Artani mohoi përfshirjen. Këtë të martë, ai u shpall fajtor pas një gjyqi njëjavor. Të tre do të mësojnë dënimin e tyre ne 3 dhjetor.

Top Channel/ Putin me “dorë të hekurt”, Rusia mbyll 7 pika kufitare me BE-në, ja cila është arsyeja
01/07 22:59
Top Channel/ Shqiptarët bëjnë “kërdinë” me kanabisin në Angli, policia angleze ua “korr” para kohe
01/07 22:58
Top Channel/ BE “vë me shpatulla pas muri” komanitë kineze, Temu dhe AliExpres me tarifa shtesë
01/07 22:57
Top News- ‘Ushtri e jashtëzakonshme dhe e trajnuar’/ Rutte vlerëson rolin e Turqisë brenda NATO-s
01/07 22:51
Top News- Trump refuzon të rinovojë paktin tregtar SHBA-Kanada-Meksikë
01/07 22:49
Top News- Oficerët palçkitës në Venezuelë/ Vidhnin gjatë kërkimeve, turma i vë përpara
01/07 22:40
Top Channel/ Zjarri shkatërron pallatin 10-katësh, disa persona humbin jetën, plagosen shumë të tjerë
01/07 21:28
Top News- Witkoff e Kushner në Katar për paqen, a do pranojë negociata Irani?
01/07 21:28
Top Channel/ Pamje të pazakonta në Romë, turistët bëjnë veprime ekstreme për Koloseun
01/07 21:26
Top Channel/ “Mos lini asgjë në këmbë”, Netanyahu ultimatum për goditjen e Hezbollahut dhe…
01/07 21:25
Top Channel/ “S’kishte mbetur më asgjë”, tërmeti në Venezuelë, babai në lot kërkon familjen
01/07 21:22
Top News- Samiti i NATO-s në Shqipëri, Reuters: Në dyshim për shkak të ngurrimit të SHBA
01/07 20:36
Top News- Kaos në aeroporte e radhë/ Avionët nisen gjysmë bosh: Pezulloni sistemin e ri kufitar
01/07 20:32
Top Channel/ Pritje 5 orë, aeroportet letër BE! Kërkohet pezullimi i sistemit EES
01/07 20:03
Top Channel/ Atentat biznesmenit të njohur, zbardhet e shkuara e errët e djalit të tij
01/07 17:58
Top News – Avionët nisen gjysmë të mbushur / ‘Pesë orë në radhë’, kaos në aeroportet evropiane
01/07 15:24
Top News – Erdogan ‘i mbyll gojën’ NATO-s / Aleanca hesht për shqetësimet mbi të drejtat e njeriut
01/07 15:23
Top News – ‘Lufta e madhe me NATO-n’ / Prodhuesit rusë të dronëve po bëhen gati
01/07 15:16
Top News – Irani nuk e lëshon Hormuzin / Insiston të mbajë kontrollin mbi ngushticë
01/07 15:14
Top News – Trump inauguron Air Force One e ri / ‘Shtëpia e Bardhë futuruese’ në udhëtimin e parë
01/07 15:07