“Lahuta e Malcis” e At Gjergj Fishtës, një vepër e rëndësishme e identitetit tonë kombëtar, instalacion i vendosur në qendër të Lezhës dje u sulmua nga gjimnazistët protestues. Instalacioni sot është hequr për tu riparuar ndërsa vendi ka mbetur bosh. Një vepër e rëndësishme që i ka rezistuar kohës dhe trazirave që vendi ynë ka kaluar por jo veprimeve të pamenduara të disa të rinjve. Artisti lezhjan Pashk Përvathi, i cili ishte i vetmi që ndërhyri për të ndaluar të rinjtë, teksa po kalonte me makinë, e gjejmë sot në studion e tij, duke pikturuar. Ai ndan me ne revoltën e tij të brendshme, pasi pa të dëmtohej një vepër arti e rëndësishme për qytetin.