Protesta përpara Ministrisë së Arsimit ka vijuar me përplasjet mes studentëve dhe militantëve të PD-së. Të rinjtë kanë krijuar një kordon për të mos i lejuar simpatizantët demokratë të afrohen më shumë, teksa kërkojnë që deputetët të largohen dhe të qëndrojnë vetëm protestuesit.