Projektligji për Bankën e Shqipërisë ka shkaktuar diskutime në Komisionin e Ligjeve, ku në qendër të tyre ishte mundësia e arrestimit të Guvernatorit për vepra penale që lidhen me ushtrimin e detyrës. Neni 72 i projektligjit parashikon mbrojtje nga arresti në burg, arresti në shtëpi dhe masa të tjera shtrënguese, kur akuzat lidhen me funksionin e Guvernatorit. Sipas zv.guvernatores së parë, Holta Zaçaj, kjo dispozitë synon të garantojë pavarësinë e institucionit dhe të shmangë presionet e mundshme ndaj tij.