Rituali tradicional i dasmës gjirokastrite vendosur në skenën artistike të qytetit të gurtë promovoi vlerat e traditës popullore si dhe tërhoqi turistë të shumtë. Mbështetur mbi subjektin e veprës letrare “Sa u tund jeta” të Musine Kokalarit ky rit u interpretua me nivel artistik duke rijetësuar vlerat e traditës dhe i vendosur ato në shërbim të turizmit.