Top Channel/Çizmja ruse në Kazakistan: Çfarë është CSTO, aleanca që “kërcënon” NATO-n!
07/01/2022 17:50

Vetëm 48 orë nga shpërthimi i portestave popullore në Kazakistani, tokën e tij e shkelën cizmet ruse. Trupat e Moskës u ftuan nga presidenti kazak për të vendosur rendin e qetësinë, si pjesë e forcave të Traktatit të Sigurisë Kolektive, CSTO, një aleancë ushtarake e udhëhequr nga Rusia, e cila përshkruhej dikur si një organizëm i ngjashmë me NATO-n, por që nuk e pati kurrë suksesin e saj. Teksa Lufta e Ftohtë i afrohej fundit në korrik 1991, Traktati i Varshavës, një aleancë e tetë shteteve socialiste dhe kundër përgjigja e Bashkimit Sovjetik ndaj NATO-s, u shpërbë. Më pak se një vit më vonë Rusia dhe pesë nga aleatët e saj në Commonëealth e vendeve të pavarura, një klub i hapur shtetesh post-sovjetik, nënshkruan Traktatin e ri të Sigurisë Kolektive, që hyri në fuqi në 1994. Një organizatë asokohe më e vogël, më e dobët dhe më pak ambicioze se Traktati i Varshavës, por që në vitin 2002, teksa Azia Qendrore po shtrihej gjeopolitikisht, dhe Amerika kishte pushtuar Afganistanin, ajo e shpalli veten Organizata e Traktatit të Sigurisë Kolektive, një aleancë ushtarake e plotëm thote The Economist. Rusia e sheh CSTO si mjet të dobishëm për të forcuar kontrollin e saj në Azinë Qendrore, përballë ndërhyrjeve perëndimore por edhe atyre kineze. Anëtarqt e tjerë të organizatës përfitojnë nga ana e tyre prej ndihmës së forcave të armatosura të fuqishme dhe të avansuara ruse. Deri këtë javë megjithatë, asnjë anëtar i CSTO-së nuk kishte zbatuar ndonjëherë nenin 4 të traktatit të tij, një klauzolë e mbrojtjes reciproke që ngjason shumë me nenin e njohur 5 të NATO-s që përbën praktikisht thelbin e saj, pasi përmes tij garantohet mbrojtja kolektive e të gjithë anëtarëve.

Top Channel/ Tmerr në Krakov,vriten 6 persona.Ekstremisti hap zjarr në mes të zonës turistike polake
07/11 23:16
Top News – SHBA sulmon sërish Iranin. Trump: Shkatërruam një sistem të vogël kundër ajror
07/11 20:07
Top News – Arrestohet presidenti i Paraguait. Falimentimi i bankës, akuzohet për shpërdorim detyre
07/11 17:07
Top News – Kufi për inteligjencën artificiale. Nismat e para të demokratëve në Kongresin e SHBA
07/11 15:20
Top Channel/ SHBA, në shënjestër gjigantët AI/ Demokratët përgatisin ligje të forta
07/11 14:45
Top News – Irani përgatitet për apokalipsin. Gati për sulme bërthamore, shpërndan jod për qytetarët
07/11 14:40
Top News – Presidentja e parë grua. Konservatorët e Merz në prag emërimit të Ilse Aigner
07/11 14:10
Top Channel/ Hakerat pro-rusë sulmojnë Italinë/ Në shënjestër Ministria e Jashtme
07/11 14:00
Top Channel/ Trump: “Kievi e Moska gati për marrëveshje”, Zelensky: Takohem, por jo në Rusi!
07/11 13:55
Top Channel/ Nga “bombat” në avionë te frigoriferët: “Luftë kibernetike, ky është vetëm fillimi”!
07/11 12:08
Top Channel/Falimentoi banka, njerëzit nuk morën paratë e tyre: Arrestohet presidentit i Paraguajit!
07/11 12:07
Top Channel/ Pas humbjes, Trump ndërron shefin e kabinetit: Ikën Wiles, vjen “ekstremisti” Miller!
07/11 12:06
Top Channel/ Sot protesta në të gjithë vendin, Franca angazhon 70 mijë policë: Do mbrojmë rendin!
07/11 12:05
Top Channel/ Hetimi i CNN: 60 vjet heshtje për armët bërthamore të Izraelit, për SHBA realitet i ri!
07/11 12:04
Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43