“Qeveria ka prezantuar në Konferencën e Kryetarëve projektbuxhetin për vitin 2022, i cilësuar si buxheti i rimëkëmbjes. Në draftin e depozituar tashmë në Kuvend, ekzekutivi prêt që ekonomia vitin e ardhshëm të rritet me 4.1%.” Referuar draftit, qeveria parashikon të arrijë një nivel të ardhurash prej 537 miliardë lekë apo rreth 4.4 miliardë euro, ndërsa shpenzimet buxhetore arrijnë shifrën e 637.6 miliardë lekëve, rreth 5.2 miliardë euro.