Pas ringritjes së Bordit të Transparencës, me vendim qeverie më 16 shtator, këtë të shtunë u caktuan çmimet e reja tavan të karburanteve. Rritja e ndjeshme e naftës dhe benzinës e cila preku përkatësisht dhe nivelet e 229 lekëve dhe 219 lekë 1 javë më parë, detyroi ringritjen e Bordit.