Pedagogëve të Korçës që kanë nisur bojkotin që një ditë më parë, iu bashkua sot edhe shumica e kolegëve në Shkodër, ndërsa në universitetet e tjera mësimi vijon normalisht. Në universitetin “Fan Noli” në Korçë, auditoret prej ditësh janë pa studentë në solidarizim me studentët e kryeqytetit. Bojkoti vijon pa afat edhe nga pedagogët.