Paketa Fiskale 2027 vijon të përballet me kundërshtime nga bizneset, të cilat paralajmërojnë rritje të kostove dhe pasoja për investimet. Dhoma Amerikane e Tregtisë kërkon rishikimin e ndryshimeve të propozuara në taksa ndërsa Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetas kërkon lehtësira të posaçme për sektorin për të shmangur rritjen e kostove të shërbimit publik.