Sulm institucioneve, gurë, ujë dhe gaz lotsjellës! Kaosi në Tiranë vijoi edhe përgjatë të dielës. Protestuesit sulmuan me gurë e molotovë forcat e rendit, të cilët u përgjigjën disa herë me ujë e gaz. Protesta nisi te Ministria e Arsimit, por humbi qetësinë te Kryeministria. Të rinjtë dogjën karriget e dialogut të vendosura nga kryeministri Edi Rama.