Top Channel/ BERZH: Shqipëria do rritet 4.5%/ Rritjen më të fortë ekonomike në Ballkan, Mali i Zi
30/06/2021 19:42

Parashikimet për rritjen ekonomike sa vijnë e bëhen më optimiste edhe nga institucionet financiare ndërkombëtare. Në raportin e fundit Banka Europian për Rindërtim dhe Zhvillim parashikon që ekonomia e Shqipërisë do të rritet me 4.5% këtë vit, duke arritur nivelin e vitit 2019. Me këtë parashikim që BERZH bën për rimëkëmbjen tejkalon me 1% nivelin e rritjes së shënuar më 2019-ën, por megjithatë referuar raportit sërish rritja qëndron poshtë mesatares së vendeve të rajonit. Ndërsa për vitin e ardhshëm, BERZH pret që ekonomia të zgjerohet me 4%. Pritshmëritë më optimiste të institucionit financiar mbështeten në një skenar që përfshin një rritje të konsumit si dhe rimëkëmbje të sektorit të turizmit, i cili ka marrë një goditje të madhe si rrjedhojë e pandemisë dhe masave kufizuese që kanë ndërmarrë vendet. Pikëpyetjet mbi zhvillimin normal të industrisë turistike janë të mëdha dhe risqet për ekonomitë e vendeve që varen shumë nga turizmi siç është ajo e Shqipërisë janë të larta. Në rajon sipas BERZH rritjen më të madhe pritet ta ketë Mali u Zi me 8.5%, ndjekur nga Serbia me 6%, teksa Kosova dhe Maqedonia e Veriut pritet të arrijnë nivelin e 4%. Ndërsa ekonomia e Bosnje Hercegovinës pritet të zgjerohet me rreth 3.5% këtë vit. Treguesit e institucioneve zyrtare flasin për një rimëkëmbje të shpejtë të ekonomisë. Vetëm një ditë më parë Instat raportoi për një rritje ekonomike prej 5.5% në tremujorin e parë, por megjithatë sektorë që lidhen kryesisht me tregtinë, shërbimet dhe akomodimin po rikuperohen me ritme më të ngadalta.

Top Channel/ Shqipëria 61 milionë euro nga BE, Karakaçi: Kapëm objektivat brenda 30 qershorit
21/08 19:47
Top News – Nafta rritet me 4 lekë. Shtrenjtohet sërish, arrin në 219 lekë për litër
19/08 18:35
Top Channel/ Nafta shkon në 219 lekë, tensionet globale rrisin çmimet në bursa
19/08 15:14
Top News – Ndryshon sërish çmimi i naftës/ Do të shitet në treg me 215 lekë për litër
13/08 21:34
Top Channel/ “Vapa” rriti inflacionin në 3,4%! Transporti shtrenjtohet 8% në vit
10/08 15:16
Top Channel/ Byrotë private mbledhin të dhëna, huamarrësit korrektë përfitojnë norma më të ulëta
09/08 12:30
Top Channel/ Tregtia udhëheq kreditimin, rritet kërkesa nga ndërtimi, akomodimi frenon huamarrjen
07/08 12:11
Top Channel/ Euro në pikën më të ulët/ Sezoni turistik shton presionin mbi kursin e këmbimit
05/08 15:11
Top News- Euro në pikiatë/ Prurjet nga turistët e zhvlerësojnë në nivele rekord
04/08 13:05
Top News – Zbuten kriteret për kredinë e butë, Qeveria rrit tavanin e të ardhurave dhe ofron garanci
03/08 18:47
Top Channel/ Sezoni turistik nuk mjafton, bie besimi në ekonomi. Ndërtimi, sektori më i goditur
03/08 12:16
Top News – Nafta u rrit prapë mbi 200 lekë. Transporti publik kërkon subvencion nga qeveria
01/08 14:21
Top News – Forcimi i lekut nuk ul çmimet, studimi i BSh për kursin e këmbimit dhe inflacionin
01/08 11:45
Top News – Paga më e ulët në Europë. Eurostat – Rritja e rrogës minimale nuk mjafton
31/07 20:22
Top Channel/ Çdo litër karburant do gjurmohet, qeveria miraton sistemin e ri të shënjimit
31/07 19:48
Top Channel/ Nafta arrin në 214 lekë litri, Benzina shkon në 199 lekë
31/07 15:16
Top News – Ekonomia amerikane ngadalësohet. Rritja frenohet në 1.5% në tremujorin e dytë
30/07 20:17
Top News – Euro në rënie të lirë. Prek minimumin historik, zhvlerësohet përballë lekut
30/07 19:00
Top Channel/ Shtrenjtohen qiratë ditore, turistët shtojnë kërkesën
29/07 19:55
Top Channel/ Pak interes për paqen fiskale, vetëm 19 biznese finalizojnë marrëveshjen me shtetin
28/07 15:13