Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas protestës së studentëve dhe gjimnazistëve në Tiranë, duke e cilësuar atë si një revoltë atdhetare kundër qeverisë së Edi Ramës. Në deklaratën e tij, Berisha vlerësoi qëndresën e të rinjve dhe u bëri thirrje qytetarëve t’i mbështesin, duke akuzuar kryeministrin për largimin e shqiptarëve nga vendi dhe përkeqësimin e situatës demografike. Ai kërkoi dorëheqjen e Ramës, të cilin e cilësoi si një nga të këqijat më të mëdha të kombit.