Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka zhvilluar një sërë takimesh konsultative në përpjekje për të gjetur një rrugëdalje nga situata e tensionuar e krijuar pas protestave të dhunshme në kryeqytet. Top Channel mëson se kreu i shtetit ka biseduar me ambasadorë të përfaqësive diplomatike më të rëndësishme në vend, mes tyre ambasadorin e Shteteve të Bashkuara dhe atë të Bashkimit Europian.