Top Channel/ BE, shtysë e re për dialogun: Lajcak rikthehet në Prishtinë e Beograd!
29/01/2024 12:22

Mes frikës për destabilizim të ri në rajon, në sfondin e rrezikut të një përplasjeje NATO-Rusi, BE-ja tenton t`i japë një shtysë të re dialogut Prishtinë-Beograd. Blloku europian konfirmoi se i dërguari i Posaçëm i tij do të jetë sot për vizitë në Beograd, dhe më pas ndalon në Prishtinë. Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano sqaroi se ky takim është pjesë e kontaktit dhe ndërveprimit të tij të vazhdueshëm me partnerët për t’i ndihmuar të ecin përpara në dialog. “Mund të konfirmoj se Lajčák dotë takohet me presidentin serb Vuçic sot në kryeytetin serb dhe nesër do të jetë në Prishtinë për takime me homologët e Kosovës. Kjo është pjesë e kontaktit dhe ndërveprimit të tij të vazhdueshëm me partnerët për t’i ndihmuar ata të ecin përpara në procesin e Dialogut të ndërmjetësuar nga BE”, tha Stano në një përgjigje dhënë mediave vendase. Takimet vijnë pikërisht para se të hyjë në fuqi rregullorja e re e BQK-së, e cila parashikon përjashtimin e dinarit serb si valutë e përdorshme për transaksione në vend. Një ditë më parë, vendet e QUINT-it kërkuan që të pezullohet zbatimi i këtij vendimi. Që pas 14 shtatorit nuk ka pasur më takime të nivelit më të lartë politik në kuadër të Dialogut. Në nëntor, Lajcak kërkoi edhe një herë që Kosova dhe Serbia të fillojnë zbatimin e marrëveshjeve të arritura, përkatësisht Prishtina të avancojë me krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe Beogradi të përmbushë paralelisht detyrimet e tij.

Top News – Drogë nga Irani drejt Kosovës/ Goditet rrjeti ndërkombëtar i trafikimit, 5 të arrestuar
04/11 15:34
Top News – Macron, letër presidentes së Kosovës / Uron për detyrën, kërkon përparim drejt BE-së
04/11 15:25
Top News – Kosova ende larg Bashkimit Evropian / ‘Ngec’ në reformat kyçe, politika ‘pengon’
04/11 15:11
Top Channel/ U vra nga burri me armë në mes të Prishtinës, Ngrihet akt-akuzë 15 vite pas krimit
03/11 20:19
Kosova me buxhet 4.27 miliardë euro, Qeveria llogarit pagën e 13-të
02/11 22:45
Top News- Kosova miraton projektbuxhetin/ Kurti: Rritje pagash dhe shtesash për fëmijët
02/11 22:26
Top News- ‘Dorëzoni terroristët e Banjskës’. Prishtina kërkesë Gjermanisë:Ushtrojini presion Serbisë
02/11 19:00
Top News – Kosova nuk prish dot paratë. 70 për qind e buxhetit e pashpenzuar deri në shtator
02/11 17:40
Top Channel/ Gjyshi vret të birin dhe mbesën, 27 vjeçari e foshnja 3 muajshe pa jetë në banesë
02/11 12:43
Top News – ‘Albin Kurti Out’, ‘Keni dështu’ / Protestë në Prishtinë, kërkohet dorëheqja
01/11 17:15
Top News – Qeveria Kurti nuk ka asnjë plan! Opozita kritikon, pozita premton vizionin
01/11 14:59
Top News- ‘LVV s’ka lidhje me protestat në Shqipëri’/ Kurti: Kosova s’është rivale e Shqipërisë
01/11 10:42
Top News – ‘Mos bëni kurban policin’. PDK kërkon dorëheqjen e Gërvallës dhe Sveçlës
30/10 19:30
Top Channel/ Vrasja e Arlindës, revoltë në Kosovë/Ministrat dalin në konferencë, nk japin dorëheqje
30/10 15:21
Shqipëria shkon në zgjedhje të parakohshme? Andoni: Ambasadorët janë aty… | Breaking
30/10 14:00
Urgjente/ Dorëheqja e ministrit Sveçla?! Analisti i tronditur nga vrasja e paralajmëruar
30/10 14:00
Top News – Protestuesit duan dorëheqjet e ministrave. Nga detyra largohet drejtori i policisë
30/10 14:00
Top News – Kush e vrau Arlinda Zekajn / Qendra sociale, prokuroria e policia…të gjithë gabuan
30/10 13:07
Top News – Institucionet nuk vepruan. Por Gërvalla nuk jep dorëheqjen për vrasjen e Arlinda Zekajt
30/10 13:07
Top Channel/ Vrasja e Arlindës, revoltë në Kosovë! Ministrat nuk japin dorëheqjen
30/10 12:44