Top Channel/ BE: “Gati të ndërhyjmë në Kazakistan”, Von der Leyen: “Do mobilizohemi”!
07/01/2022 16:24

Pa e fshehur shqetësimin nga përshkallëzimi i situatës në Kazakistan, kryetarja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, dhe shefi i Elizesë, Emmanuel Macron, vend ii të cilit ka marrë presidencën e radhës së bllokut, bënë thirrje për fundin e dhunës në këtë vend. “Të drejtat dhe siguria e qytetarëve janë të një rëndësie kyce dhe duhet të garantohen. bëjmë thirrje t`i jepët sa më parë fund dhunës e palët të tregojnë vetëpërmmbajtje. BE-ja është e gatshme të japë ndihmën e saj”, tha Von der Leyen gjatë një konference per shtyp me Macron, duke shtuar se Bashkimi Europian është gati të mobilizohet për këtë qëllim. Reagimi i saj erdhi në kohën kur presidenti kazak pohoi se kishte autorizuar forcat e sigurisë të vendit të "qëllojnë për të vrarë pa paralajmërim", ndërsa po kërkon t'u japë fund protestave antiqeveritare. Kassym-Jomart Tokayev, tha se ishte "marrëzi" të negociosh me protestuesit, të cilët ai i përshkroi si "kriminelë dhe vrasës". Për shtypjen e protestave, ai kërkoi ndihmën e Moskës. Trupat paqeruajtëse ruse tashmë ndodhen në vend për të garantuar, sic thonë, rendin dhe sigurinë. Kazakistani është tronditur prej disa ditësh nga përplasje të paprecedenta mes demonstruesve dhe policisë. Tubimet, të drejtuara fillimisht kundër rritjes së çmimit të gazit, janë kthyer në protesta masive antiqeveritare në të gjithë vendin. Me heret televizioni kombëtar raportoi se janë vrarë 26 demonstrues. Përveç kësaj, më shumë se 3000 njerëz janë arrestuar. Frika është se tani mund të ketë më shumë viktima të tjera civile. Të paktën 18 anëtarë të forcave të sigurisë gjithashtu kane humbur jeten, sipas shifrave zyrtare.

Top Channel/ Tmerr në Krakov,vriten 6 persona.Ekstremisti hap zjarr në mes të zonës turistike polake
07/11 23:16
Top News – SHBA sulmon sërish Iranin. Trump: Shkatërruam një sistem të vogël kundër ajror
07/11 20:07
Top News – Arrestohet presidenti i Paraguait. Falimentimi i bankës, akuzohet për shpërdorim detyre
07/11 17:07
Top News – Kufi për inteligjencën artificiale. Nismat e para të demokratëve në Kongresin e SHBA
07/11 15:20
Top Channel/ SHBA, në shënjestër gjigantët AI/ Demokratët përgatisin ligje të forta
07/11 14:45
Top News – Irani përgatitet për apokalipsin. Gati për sulme bërthamore, shpërndan jod për qytetarët
07/11 14:40
Top News – Presidentja e parë grua. Konservatorët e Merz në prag emërimit të Ilse Aigner
07/11 14:10
Top Channel/ Hakerat pro-rusë sulmojnë Italinë/ Në shënjestër Ministria e Jashtme
07/11 14:00
Top Channel/ Trump: “Kievi e Moska gati për marrëveshje”, Zelensky: Takohem, por jo në Rusi!
07/11 13:55
Top Channel/ Nga “bombat” në avionë te frigoriferët: “Luftë kibernetike, ky është vetëm fillimi”!
07/11 12:08
Top Channel/Falimentoi banka, njerëzit nuk morën paratë e tyre: Arrestohet presidentit i Paraguajit!
07/11 12:07
Top Channel/ Pas humbjes, Trump ndërron shefin e kabinetit: Ikën Wiles, vjen “ekstremisti” Miller!
07/11 12:06
Top Channel/ Sot protesta në të gjithë vendin, Franca angazhon 70 mijë policë: Do mbrojmë rendin!
07/11 12:05
Top Channel/ Hetimi i CNN: 60 vjet heshtje për armët bërthamore të Izraelit, për SHBA realitet i ri!
07/11 12:04
Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43