Top Channel/ Ashpërsohen reagimet për Kosovën/BE dhe SHBA: Shqetësuese veprimet e fundit të qeverisë
04/02/2024 12:05

Ndërkombëtarët ashpërsuan tonet këtë fundjavë në reagimet e tyre të përsëritura për veprimet e fundit të Qeverisë së Kosovës lidhur me nxjerrjen nga qarkullimi të dinarit serb. Në një deklaratë të zëdhënësit të BE-së, Peter Stano, thuhet se Brukseli është shqetësuar me operacionet e Policisë së Kosovës gjatë kësaj jave në zyrat e institucioneve të drejtuara nga Serbia në komunat Dragash, Pejë, Istog e Klinë. Stano iu referua bastisjes në në objektin e organizatës joqeveritare Qendra për Paqe dhe Tolerancë në Prishtinë. BE-ja tha ai i kërkon Kosovës që të shmangë veprimet e njëanshme që mund të shtojnë tensionet dhe t’i adresojë këto çështje përmes Dialogut të lehtësuar nga BE”. Zëdhënësi i BE-së argumenton se se mbyllja e menjëhershme e këtyre zyrave do të ketë pasoja negative në jetën e përditshme të komunitetit serb të Kosovës, duke u kufizuar qasje në shërbime themelore sociale. Stano i kujton autoriteteve kosovare se statusi i këtyre strukturave parashikohet të zgjidhet në dialog dhe ka lidhje me themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Pak orë para be dhe ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka reaguar duke thënë se qeveria amerikane është thellësisht e shqetësuar me veprimet e fundit të Qeverisë së Kosovës. Hovenier përmendi çështjen e dinarit dhe mbylljen e komunave paralele në Dragash, Pejë, Istog dhe Klinë, teksa tha se këto veprime po i rrisin në mënyrë të panevojshme tensionet etnike dhe si pasojë “po i kufizojnë mundësitë që ShBA-të të shërbejnë si mbëhstetës për Kosovën në arenën ndërkombëtare

Top News – PDK: Ligji për Specialen, në dhjetor / Vetëvendosje pret draftin, Aleanca premton votën
29/11 14:46
Top News – Pse ndodhin vrasjet në Kosovë!!! Tradita del mbi ligjin, në familje ‘sundon dinosauri’
29/11 14:26
Top Channel/ Kosova nderon familjen Jashari në Prekaz
28/11 12:08
Top Channel/ Prishtinë, tensione për vendosjen e muralit të Nënë Terezës: Ndërhyn policia!
28/11 11:32
Top Channel/ Kosova feston Ditën e Forcës. Kazerma “Adem Jashari” hap dyert për qytetarët
27/11 15:19
Top Channel/ Integrimi në BE, Shiroka-Pula: Kosova të trajtohet si e barabartë me të tjerët!
27/11 14:58
Top News-‘Dita e Forcës’ në Kosovë/ Presidentja-FSK-ja, garanci për mbrojtjen e sovranitetit
27/11 12:07
Top Channel/ Ligji për “specialen” në Kosovë, Kuvendi nderon luftëtarët e lirisë
26/11 19:45
Top Channel/ 29 vjet nga dalja publike e UÇK, Kuvendi i Kosovës nderon luftëtarët e lirisë
26/11 14:52
Top News – Sekuestrohen mbi 1 milion euro. Tre të arrestuar në Kosovë, mashtruan e zhvatën qytetarët
26/11 14:11
Top Channel/ BE, Shqipëria merr fondet e Kosovës? Von der Leyen: “I kalojnë kujt e meriton”!
26/11 12:01
Top News- Kurti nuk tërhiqet për Milan Radoiçiç/ Kërkon nga Brukseli që Serbia ta dorëzojë
25/11 22:10
Top News- Tetë gra të vrara në 2026 në Kosovë/ Shifra të larta, mbi 2.000 raste dhune në familje
25/11 21:30
Top News – Kurti kërkon hapjen e negociatave. ‘Kemi bërë përparime në demokraci dhe ekonomi’
25/11 20:45
Top News-Rriten çmimet e importit dhe prodhimit/Kosovë, rritje me 5% në 3-mujorin e tretë
25/11 16:25
Top Channel/ Kosova në veprën e Kadaresë. Ekspozohen dorëshkrime, letra dhe botime të rralla
25/11 15:26
Top News- Mashtrim në emër të Policisë/ Qytetarët në Kosovë kërcënohen me arrestim
25/11 14:01
Top Channel/ Prishtina kuq e zi, Ambasada e shqiptare organizon pritjen për 28 dhe 29 Nëntorin
25/11 12:27
Top News – ‘Vendos emrat tanë te varri mamit’/ Avokati i Liridona Ademajt ndan mesazhin prekës
25/11 12:14
Top News- Mbi 40 lloje armatimi/ Qeveria e Kosovës publikon raportin për fuqizimin e FSK-së
25/11 10:54