Në qytetin e Gjirokastrës, muzeu i Forcave të Armatosura ka çelur një ekspozitë me armët relike duke bërë që historia ushtarake të vijë më pranë qytetarëve dhe turistëve. Në ekspozitën e çelur në sheshin “Çerçiz Topulli” historia, kujtesa dhe trashëgimia ushtarake shqiptare u prezantuan në një takim të veçantë me publikun.