Mbretëria e Bashkuar do të akordojë deri në 5 milionë paund për të mbështetur vendet e Ballkanit Perëndimor në luftën kundër migracionit të paligjshëm dhe krimit të organizuar. Paketa e re e ndihmës për vendet e rajonit, ku bën pjesë edhe Shqipëria, u njoftua nga ministri i Shtetit për Evropën në Mbretërinë e Bashkuar, Lord Wood of Anfield, në Samitin e Procesit të Berlinit, që po zhvillohet në Mal të Zi.