Top Channel/ Analistja gjermane: Ku gaboi PD- thirrjet per largimin e Bashës, logjike!
05/05/2021 12:46

Duke analizuar fitoren e PS-së në zgjedhjet e 25 prillit, ekspertja e njohur gjermane Johanna Deimel thekoi se lufta e llogoreve mes partive PD dhe PS por edhe mes Edi Ramës dhe presidentit Ilir Meta e kanë helmuar klimën dhe kanë vështirësuar reformat. Sipas saj, sistemi politik i përçarë thellë duket shumë rezistent dhe ndarja në dy kampe mes PS dhe PD është shumë dominuese, që të thyhet edhe pas kaq vitesh dhe ngjarjesh turbulente. Deimel flet për një lluftë zgjedhore bosh nga ana e programit elektoral dhe shumë e personalizuar, që kryesisht operoi me denigrimin e kundërshtarit politik. Ajo rreshton sakaq edhe gabimet e demokratëve. Në fitoren e socialistëve luajti një rol të madh vetë opozita, që përmes bojkotit të saj parlamentar dhe zgjedhor jo vetëm solli një parlament jofunksional, por ajo nga fundi i vitit 2019 i hoqi vetes mundësinë për çdo lloj ushtrimi të ndikimit në nivel lokal. PD dhe Lulzim Basha e nxorrën veten jashtë loje dhe thjesht i lanë skenën Edi Ramës si edhe burime institucionale dhe shtetërore. Fitorja e Edi Ramës kështu është me shtrirje të gjerë. Deimel kujton se PD-ja tani fitoi vetëm në qarkun zgjedhor Shkodër. Sipas saj, ishte një gabim taktik që PD sërish doli bashkë në një fushatë me LSI-në, megjithëse pikërisht ky koalicion qeveritar u rrëzua në vitin 2013. Dhe PD-ja vetë ishte e përçarë mes atyre që qëndruan në parlament dhe atyre jashtë tij. Të larguarit, ish-demokratët si Topalli, Patozi, Hajdari, Shabani, i kanë kushtuar shumë vota PD-së, pa i dalë që me partitë e tyre të reja të kalonin kufirin minimal të 1%. Edhe ata duhet t'i kishin bashkuar forcat, thotë analistja, e cila permendi dhe thirrjet per largimin e Bashës. Që tanë janë shtuar zërat që kërkojnë largimin e Lulzim Bashës është rrjedhojë logjike. Demokratët duhet të riformatohen nga përmbajtja dhe personeli. Tjetra: Edi Rama fitoi edhe për shkak të mungesës së alternativave. Forca të reja nuk duken gjëkundi. Edhe përpjekja e "Vetëvendosjes" së sukseshme në Kosovë për t'u futur në parlament e sistemin partiak shqiptar dështoi qartësisht në Shqipëri.

Top Channel/ Rusi-Ukrainë, pakt për naftën? Presioni i Trump zbut Zelenskyn
14/09 23:08
Top News- Fluturimi përfundon në tragjedi, avioni rrëzohet dhe shpërthen në flakë
14/09 23:00
Top News- “Dronët rus nuk na trembin”, NATO i tregon dhëmbët Putinit pas sulmit me dron
14/09 22:50
Top News- Korrupsioni e skandalet ‘zhytin’ Ukrainën! Zelensky sërish në hall, buzëqesh Putin
14/09 22:44
Top Channel/ Trump, ultimatum për “AI”, Presidenti amerikan kundër ngadalësimit të ritmit:Ide kineze
14/09 20:00
Top News- Bashkëpunimi me Kinën në AI/ SHBA paralajmëron Serbinë- Zgjidh partnerë të besueshëm
14/09 17:25
Top News- Ratko Mlladiç në PE/ Debat për lartësimin e ‘Kasapit të Bosnjes’ nga Serbia
14/09 16:27
Top Channel/ “Po afroheni pak si shumë me Kinën”, SHBA paralajmëron Serbinë: Kujdes me AI-n!
14/09 15:11
Top News – ‘Ulni ritmin e IA’. Deklarata e shefit të Anthropic shkakton ‘tërmet’ në bursa
14/09 14:05
Top News – Huthit të pandalshëm. Zgjerojnë territorin, sulmet saudite nuk i frenojnë dot
14/09 13:16
Top Channel/Vandalizohet statuja e Charlie Kirk në SHBA, mister autori:Po shihen kamerat e sigurisë!
14/09 12:22
Top News – Putin sulmon trenin diplomatik. Boris Johnson dhe ish-kreu i CIA-s në shenjestër
14/09 12:19
Top News – E djathta ‘frikëson’ pushtetin. Gara në Suedi, e majta kryeson me diferencë minimale
14/09 12:14
Top Channel/ Më në fund një fitore, CDU merr Saksoninë e Poshtme: AfD del forcë e tretë!
14/09 12:10
Top News – Nafta mbi 108 dollarë për fuçi. Tensionet në Hormuz rrisin frikën për furnizimet globale
14/09 11:55
Top Channel/Sulmi rus pranë kufirit polak, shpëtuan “për fije” ish shefi i CIA-s dhe Boris Johnson!
14/09 11:37
Top Channel/ Mes goditjeve të Moskës, Trump kritikon Kievin: Ndaloni sulmet ndaj naftës ruse!
14/09 11:37
Top Channel/ Rusia godet trenin ukrainas afër Polonisë, evakuohet treni ku udhëtonte Boris Johanson
13/09 23:03
Top News- ‘Si të vrasë shokët e shkollës’, adoleshenti pyet ChatGPT…alarmohet FBI
13/09 15:39
Top Channel/ Mbyllet aeroporti në Lituani! Dronët alarmojnë Naton, Kushner: Vetëm një kusht për…
13/09 15:25