Top Channel/ Alarmi për Kosovën: Po minohet demokracia!
22/01/2025 19:56

Një delegacion nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës (APKE) ka zhvilluar një vizitë parazgjedhore në Kosovë. Ata kanë vlerësuar mirë përgatitjen për zgjedhjet e ardhshme për Kuvendin e Kosovës. Pavarësisht kësaj, kanë konsideruar se ka polarizim në rritje të shoqërisë. Njohësit e komunikimit konsiderojnë se një gjë e tillë do të ndikojë në shumë çështje të rëndësishme pas zgjedhjeve. Delegacioni mes tjerash ka ngritur shqetësime për ndikimin e mundshëm të dezinformatave dhe përdorimit të inteligjencës artificiale gjeneruese gjatë fushatës. Në këtë pikë i ka dhënë theks edhe presionit dhe frikësimit të votuesve serbë të Kosovës, si dhe për fushatat dezinformuese nga mediat e mbështetura nga Beogradi. Për të larguar një ndikim të tillë, njohësit konsiderojnë që institucionet duhet të kenë një angazhim më të madh në këtë aspekt, e serbët të marrin pjesë në zgjedhje. Ndërkohë, shqetësuese delegacioni i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës e ka parë edhe bojkotin e partive politike ndaj mediave kryesore në Kosovë. Njohësit bojkotin e tillë nga partitë politike, por kryesisht nga partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje bëhet me qëllim denigrimit të punës së mediave. Delegacioni pret që procesi zgjedhor të jetë në përputhje me standardet e Këshillit të Evropës, gjë që do të ishte shenjë e pjekurisë së institucioneve.

Top Channel/ Vdekja e Arlinda Zekajt, Prishtina në protestë mbarëkombëtare kundër vrasjes së grave
07/11 13:54
Top Channel/ Rritet dhuna në familje, 8 gra të vrara në Kosovë
06/11 19:44
Top News – 5 vite nga nisja në Hagë. Kurti viziton familjen e Rexhep Selimit – Na mungon!
06/11 13:39
Top News-Gjashtë vite nga gjykimi në Hagë, Thaçi: Do dal i pastër si loti në fund të këtij rrugëtimi
05/11 22:45
Top News – Drogë nga Irani drejt Kosovës/ Goditet rrjeti ndërkombëtar i trafikimit, 5 të arrestuar
04/11 15:34
Top News – Macron, letër presidentes së Kosovës / Uron për detyrën, kërkon përparim drejt BE-së
04/11 15:25
Top News – Kosova ende larg Bashkimit Evropian / ‘Ngec’ në reformat kyçe, politika ‘pengon’
04/11 15:11
Top Channel/ U vra nga burri me armë në mes të Prishtinës, Ngrihet akt-akuzë 15 vite pas krimit
03/11 20:19
Kosova me buxhet 4.27 miliardë euro, Qeveria llogarit pagën e 13-të
02/11 22:45
Top News- Kosova miraton projektbuxhetin/ Kurti: Rritje pagash dhe shtesash për fëmijët
02/11 22:26
Top News- ‘Dorëzoni terroristët e Banjskës’. Prishtina kërkesë Gjermanisë:Ushtrojini presion Serbisë
02/11 19:00
Top News – Kosova nuk prish dot paratë. 70 për qind e buxhetit e pashpenzuar deri në shtator
02/11 17:40
Top Channel/ Gjyshi vret të birin dhe mbesën, 27 vjeçari e foshnja 3 muajshe pa jetë në banesë
02/11 12:43
Top News – ‘Albin Kurti Out’, ‘Keni dështu’ / Protestë në Prishtinë, kërkohet dorëheqja
01/11 17:15
Top News – Qeveria Kurti nuk ka asnjë plan! Opozita kritikon, pozita premton vizionin
01/11 14:59
Top News- ‘LVV s’ka lidhje me protestat në Shqipëri’/ Kurti: Kosova s’është rivale e Shqipërisë
01/11 10:42
Top News – ‘Mos bëni kurban policin’. PDK kërkon dorëheqjen e Gërvallës dhe Sveçlës
30/10 19:30
Top Channel/ Vrasja e Arlindës, revoltë në Kosovë/Ministrat dalin në konferencë, nk japin dorëheqje
30/10 15:21
Shqipëria shkon në zgjedhje të parakohshme? Andoni: Ambasadorët janë aty… | Breaking
30/10 14:00
Urgjente/ Dorëheqja e ministrit Sveçla?! Analisti i tronditur nga vrasja e paralajmëruar
30/10 14:00