Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është shprehur e gatshme të ndihmojë Lëvizjen Vetëvendosje në formimin e institucioneve të reja. Kryetari i partisë, Ardian Gjini tha se nuk synojnë bashkëqeverisje, por paraqiti kushtet që duhet t'i plotësojë Lëvizja Vetëvendosje për të marrë mbështetjen e shtatë deputetëve të Aleancës.