Top Channel/ 40 ditë pa Ismail Kadarenë! Helena rrëfen jetën me gjeniun e letrave shqipe
16/08/2024 19:45

60 vitet e jetës me Ismail Kadarenë, pas vdekjes së tij, për Helenën sikurse ka përshkruar rrugëtimin me gjeniun e letrave shqipe në librin e saj “ kohë e pamjaftueshme”, sot ngjan edhe më e pamjaftueshme se më parë. Vecse me kujtimet që i ka të shtrenjta që i ndan me miqtë e Kadaresë, figura publike të rëndësishme, artdashës e të afërm në këtë moment homazhi, përkujtimore. ‘Kanë kaluar 40 ditë dhe për mua e njerëzit e dashur është ende prezent. Akoma nuk po e kuptoj që nuk është më!” Me dhimbje të thellë Helena Kadare ka përjetuar humbjen e shkrimtarit të madh, e cila i ka qëndruar në krah si bashkëudhëtare në jetën e tij me pengesa sic zgjedh ta cilësojë, por gjithashtu edhe në krijimtarinë e pasur. “Prezenca ime afër Ismailit, ka qënë një rrugë e gjatë e shkëlqyeshme dhe e lodhshme gjithashtu. Gjithmonë janë miliona adhuruesit e tij nëpër botë, e sigurisht duke filluar nga shqiptarët. Por ka qënë edhe rruga tjetër e sulmeve që janë bërë kundrejt tij. Jam përpjekur të jem një grua e një shoqe për ta mbështetur në momentet e vështira, por njëkohesisht janë të shumta momentet e bukura që kemi kaluar së bashku”. Helena e duruar pranonte sakrificën e ndarjes së dashurisë së Ismailit vetëm me librat, që sot e ngaherë janë një thesar për letërsinë, e që e bëjnë Kadarenë të pavdekshëm. “Jam përpjekur ta bëj jetën e tij që të mos e ndjej kurrë nevojën e dickaje, them dickaje të thjeshtë të përditshme. Domethënë ai merrej vetëm me punën e tij dhe e vuante shumë nëse nuk bënte ato dy orë e gjysmë shkrim në ditë, që i ka bërë ditë festash, udhëtimesh të pafundme tonat. Vetëm cështja e Kosovës e ka bërë që ai të heq dorë nga ajo punë që e kishte aq përzemër”. Në rrëfimin e saj të parë pa Ismailin, Helena kujton çdo moment të jetës së tyre të përbashkët, e ka në mend fjalët e tij… “Për ta përfunduar sic thoshte ai vetë shumë bukur që ‘kam bërë një gjë normale në një vend anormal”. Dhe sic e dini ju të gjithë e ka bërë me shumë sukses, e jam shumë krenare që kam qënë në krah të tij!”

Top Channel/ Gati fondi për artin, për çfarë do përdoren 10% e kursimeve nga tenderët
29/10 20:04
Top Channel/ Publicisti Nano flet për romanin e ri “Odeja e gëzimit”: BE po na e japin si dhuratë
28/10 20:04
Top Channel/ Muzika klasike në Lezhë, Pianoja dhe flauti bëjnë bashkë artdashësit
28/10 12:56
Top Channel/Korça kryeqytet i filmit të shkurtër, mbi 100 filma nga e gjithë bota, sjell risitë e AI
27/10 13:47
Top Channel/ Librat që thyen izolimin/ Ekspozita që zbulon një histori të harruar në Shqipëri
25/10 15:29
Top Channel/ Festa e 155-vjetorit të Fishtës në Lezhë, 83 vepra në garë për çmimet letrare
23/10 19:57
Top Channel/ Ligji për të drejtat e autorit, përfaqësues ligjorë për platformat e huaja në Shqipëri
22/10 20:18
Top Channel/Dritëroi, shtëpi-muze në Devoll. Në 95-vjetorin e lindjes, Menkulasi nderon shkrimtarin
13/10 20:08
Top Channel /“Mrekullitë e Arbërisë” në skenë. Vallja e Osman Takës dhe instrumenteve tradicionale
13/10 20:04
Top Channel/ Drafti i rishikuar: 70% e buxhetit për filmin, detyrime për kinematë private
12/10 15:30
Top Channel/ Lasgushi e Kuteli, rrezikohen banesat/ Auron Tare: Rrezikohet trashëgimia kulturore
11/10 12:27
Top Channel/ Açka sjell trilogjinë “1914”. Pas 15 vitesh punë, shkrimtarja rrëfen ngjarjet
10/10 20:44
Top Channel/Trilogjia “1914”! Pas 15 vitesh punë, Açka rrëfen ngjarjet që tronditën shtetin shqiptar
10/10 15:33
Top Channel/ “Akullthyesit” sërish në skenë, pas 25 vitesh, grupi i rrokut rikthehet në Elbasan
10/10 12:30
Top Channel/ Zëra të rinj për isopolifoninë, Roland Çenko zbulon talente në shkolla
10/10 12:28
Top Channel/ “Mbaje frymën” vjen në shqip, romani prezantohet në Festivalin Letrar për të Rinj
10/10 12:28
Top Channel/ Hiqet portreti i Zervës/ Ishte ekspozuar në Dropull. Reagon ashpër shoqata e Çamërisë
09/10 15:32
Top Channel/ Adem Shehi, historia në film. Komandanti i Brigadës 153 nderohet në Tiranë
09/10 15:30
Top Channel/ Poetja Anne Carson fiton Nobel në Letërsi! Studiuesit: Rikthim te letërsia klasike
08/10 19:59
Top Channel/ Kërkohet heqja e pllakateve. Instituti: Të ruhen në muze
07/10 20:12