Top Channel/ 360 mln euro paketa anti-krize, maqedonasit të pakënaqur: Rritja e çmimeve vazhdon!
18/10/2022 18:20

Paketa anti-krizë prej 360 milionë eurosh e miratuar nga qeveria në Shkup për kategoritë e rrezikuara sociale, pensionistët, institucionet arsimore dhe shëndetësore, si dhe biznese të caktuara, i ka lënë të pakënaqur maqedonasit. Qytetarët ankohen se ndihma financiare prej rreth 50 eurove, përkatësish 25 euro për kategorinë e qytetarëve me status të rrezikuar social dhe për pensionistët, është e pamjaftueshme kur merret parasysh vala e shtrenjtimeve të produkteve bazë. “Shpenzimet për ushqim janë rritur në 150 për qind. Mezi arrijmë t’ia dalim në fund të muajit. Kursejmë sa të mundemi, por kjo nuk mjafton, pasi çmimet po rriten çdo ditë”, thotë njëri prej tyre, Rubin Kuzmanovski. Ndërsa Sherif Selami, që përfiton ndihmë sociale, llogarit që të marrë diku tek 200 euro brenda katër muajve, shumë kjo të cilën e konsideron qesharake përballë rritjes së cmimit të produkteve ushqimore, sic thotë ai, me 100 për qind. “Vitin e kaluar, një bukë e blija 20 denarë, sot është 50 denarë. Vaji ishte nga 65 denarë, tani është 150 denarë – çfarë ndihme është kjo”, shprehet Selami. Pensionistë thonë se kjo ndihmë nuk u del as për ilace. Sipas të dhënave të Entit të Statistikave në Maqedoninë e Veriut, shporta e konsumit për një familje me katër anëtarë ka arritur në 50.000 denarë apo rreth 800 euro, ndërkohë që paga mesatare është pak më shumë se 500 euro. Ekspertët mendojnë se kjo paketë masash nuk i zgjidh problemet e nuk është e qëndueshme. Sipas tyre, qeveria maqedonase duhet të parandalojë edhe rritjen e çmimeve jo vetëm përmes kufizimit të marzhit, por edhe me ndryshimin e politikave tatimore, ndërsa bizneset ankohen se nëse nuk do të ketë subvencione për energjinë elektrike, shumë kompani do të detyrohen të mbyllin përkohësisht kapacitetet prodhuese. Pamjet: AFP

Top News – Studentët trondisin Vuçiçin / ‘Të hënën do të zgjohemi në një Serbi të lirë’
23/10 12:02
Top News- Zgjedhjet në Serbi, sprova më e madhe për pushtetin e Vuçiçit
22/10 22:30
Top News- ‘Bllokada’ e dialogut Kosovë-Serbi/ Kancelari Merz: Po pengon përparimin e rajonit në BE
22/10 15:02
Top News – Studentët marshojnë drejt Beogradit / Sfidojnë Vuçiçin në zgjedhje, priten me përqafime
22/10 14:56
Top News – Rrahje, sulme kibernetike e kërcënime / Terror në Serbi, Vuçiç kërkon të zgjasë sundimin
22/10 12:09
Top News – Sulm me bombë në Athinë. Telefonata që ‘futi në kurth policinë’, katër të plagosur
21/10 18:44
Top News- 10 vite burg për Millorad Gjokoviç/ Akuzohet për krime lufte ndaj popullsisë civile
21/10 18:42
Top News – Vuçiç ‘në rrezik’ këtë të dielë / Studentët, kërcënimi më i madh për ‘sundimin’ e tij
21/10 15:05
Top News- U shënjestrua nga spiunazhi/ Prokurori serb po hetonte Kullën Trump në Beograd
20/10 20:10
Top Channel / Protesta edhe në Greqi, Grevë në arsim ditët e ardhshme
19/10 23:25
Top News- Trafikimi i qenieve njerëzore/ DASH: Vendet e Ballkanit s’kanë arritur përparim sa duhet
17/10 15:44
Top News – Zgjerimi i BE-së, Merz ‘harron’ Shqipërinë / Përmend vetëm Malin e Zi e Moldavinë
17/10 12:25
Top News- Kosova në qendër të fushatës në Serbi/ Partitë me retorikë nacionaliste
14/10 21:11
Top News- Serbia mban peng pronat/ Dokumentet kadastrale, Beogradi refuzon t’i dorëzojë
13/10 15:37
Top News- Jo rrjete sociale poshtë moshës 15 vjeç/ Greqia prezanton projekligjin
13/10 10:48
Top News – ‘Flamuri serb do të valëvitet në Prizren’/ Daçiç ashpërson retorikën: Jemi të pathyeshëm!
12/10 20:00
Top News – Trump do shkarkojë ambasadoren në Greqi /‘Sjellje të pahijshme’, ish e fejuara e të birit
12/10 11:52
Top Channel/”Flamuri serb do valëvitet në Prizen”, reagon Michael Roth: “Kujdes me deklaratat”!
11/10 15:08
Top News-‘Flamuri serb do valëvitet mbi Prizren’, Gjermania dënon ashpër deklaratat e Daçiç
11/10 15:01
Top Channel / BE pa udhërrëfyes për Serbinë, Beogradi drejt përjashtimit nga procesi i integrimit
10/10 19:31