Top Channel/ 3 maji, dita e medias-Sa e vështirë të thuash të vërtetën!
03/05/2021 15:22

Dita ndërkombëtare e Lirisë së Medias kremtohet përvit në 3 maj, me qëllimin të sjellë në vëmendje punën e gazetareve e të nxjerrë në pah vështirësitë e mëdha me të cilat ata ndeshen në përpjekjet për të treguar të vërtetën. Dicka jo fort e lehte kjo, dhe arsyeja përse reporterët kërkojnë një nivel lirie i cili u garantohet normalisht në kushtetutat e vendeve të ndryshme demokratike në botë si edhe nga deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut e OKB-së. Por si u caktua kjo ditë? Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara e shpalli 3 majin si ditën e lirisë së shtypit në vitin 1993. Ky hap u hodh pas rekomandimit të bërë në vitin 1991 në sesionin e 26-të të konferencës së përgjithshme të UNESCO-s. Një ditë e tillë ka domethënie të vecantë për komunitetin e gazetarëve nëpër botë, pasi kremton garantimin e mbrojtjes dhe sigurisë së shtypit të lirë përballë sulmeve ndaj tij, krijon mundësinë e diskutimit të etikës mediatike dhe lartëson figurën e reporterëve që humbën jetën në kërkimin e së vërtetës. Këto ditët e fundit, një studim i realizuar në Delhi tregoi se vetëm gjatë muajit prill, 101 gazetarë që mbulonin pandeminë vdiqën dhe vetë nga Covid 19, shumica e tyre në rajonin e Utar Pradeshit. Në Mianmar, ku po sundon junta ushtarake, gazetarët që dokumentojnë protestat përndiqen e arrestohen. “ Unë mund të vdes nesër në rrugë. Mund të më qëllojnë, nuk i dihet c`ndodh”, it ha CNN-it gazetari Ye Wint Thu, i cili rrëfeu se një burim i veti e kishte paralajmëruar që do ta arrestonin dhe arriti të largohej në kohë. Pavarësisht rrezikut që i kanoset megjithatë, ai është i vendosur të tregojë të vërtetën, ndaj edhe nga arratia, vazhdon raportimet.

Top Channel / Lëkundet pushteti i Netanjahut, kryeson koalicioni opozitar në sondazhe
27/10 23:23
Top Channel / Humbi zgjehdjet në Brazil, Bolsonaro arratiset drejt SHBA
27/10 23:20
Top News- Telefonata me Putin fut në sherr vendet nordike, Danimarka kundër Finlandës dhe Norvegjisë
27/10 22:50
Top News- Putin ndërron mendje, Lavrov zbardh plani: Lufta do përshkallëzohet
27/10 22:33
Top News- ‘Ne i zgjidhim problemet pa SHBA-të’/ Rusia e Irani bashkojnë forcat, ku po troket lufta?
27/10 22:30
Top Channel/ Një ushtarak “rrëzon” Netanjahun?! Pjesëmarrje rekord në zgjedhjet në Izrael
27/10 20:05
Top News – Rumania nën kërcënimin rus / ‘Shkelje e rëndë e sigurisë së një vendi të NATO-s’
27/10 16:11
Top News – SHBA e Rusia nuk vendosin për Ukrainën / Merz: Nuk zgjidhet lufta pa Kievin dhe Evropën
27/10 15:32
Top News – Katër cisterna ruse drejt SHBA-së / Putin ‘derdh’ naftën në tregjet ndërkombëtare
27/10 15:03
Top Channel/Hëngrën bar për të mbijetuar:Arrihet armëpushimi në qytetin ukrainas falë Melania Trump!
27/10 15:03
Top News – Pjesëmarrja më e lartë në gjysmë shekulli / Izraelitët vendosin për fatin e Netanyahut
27/10 14:59
Top News – Britanikët mbledhin stoqe në rast ‘lufte’/ Nuk ka më fasule, ujë e bateri, zbrazen raftet
27/10 14:45
Top News – ‘Bisedë të hapur’ me Putinin / Liderët e Norvegjisë e Finlandës flasin për Ukainën
27/10 13:48
Top News – Kim Jong un kërcënon Trumpin me topa / Vendos artilerinë në kufi me Korenë e Jugut
27/10 13:44
Top News – Fitore ose burg, beteja e fundit e Bibit / Kryeministri izraelit përballë sfidës të madhe
27/10 13:39
Top News – Trump ofron 1 milion USD shpërblim për ata që denoncojnë manipulimin e votave
27/10 13:37
Top Channel/ Izraeli sot në zgjedhje: Përballë Netanyahut është ish shefi i ushtrisë, Eisenkot!
27/10 12:07
Top News – Rusia e Ukraina, armëpushim në Oleshky / Ndërhyri Melania Trump, qyteti i shkatërruar
27/10 12:06
Top News – Netanyahu në luftë për mbijetesë / Izraeli në zgjedhje, ‘më vendimtaret në histori’
27/10 12:01
Top News – Tornadoja ‘merr’ kontejnerët e punëtorëve / Pesë viktima në Turqi, ‘fenomen i çuditshëm’
27/10 11:54