Institucionet e Kosovës janë rikthyer për kërkime në fshatin Kozhle, në zonën e Novi Pazarit në Serbi, ku dyshohet se mund të ketë mbetje mortore të personave të zhdukur gjatë luftës. Ky është i treti vit që kjo zonë mbetet pjesë e agjendës së kërkimeve.