Në këtë punishte të vogël në periferi të Elbasanit çdo ditë dëgjohet zhurma e sharrës, ndërsa në hyrje të saj qëndron një karrocë dore e mbushur me punime druri. Më të zakonshmet janë lugët e drurit, okllai, bastun etj. Tashmë 82 vjeç, Josif Muça nuk ka bërë asnjë ditë pushim. Për artizanin e vjetër puna është jetë.