Thaçi në Berlin: BE-ja me standarde të dyfishta
06/12/2019 19:37

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në konferencën e organizuar nga Instituti “Lindje-Perëndim” foli për procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Presidenti Thaçi deklaroi se pikërisht kur po mbahej samiti i NATO-s në Londër, Presidenti i Serbisë udhëtoi për në Rusi dhe ky është mesazh i orientimit të tyre. “Ky është mesazh për orientimin e Serbisë. Po ashtu, gjatë ditës së djeshme kemi dëgjuar deklarata nga liderët serbë, duke i mohuar krimet dhe gjenocidin në Kosovë”, tha presidenti Thaçi. Kreu i shtetit shtoi në Berlin se marrëdhëniet e Kosovës me Serbinë nuk ndikojnë vetëm në rrafshin bilateral, por edhe në stabilitetin e rajonit dhe të BE-së. Duke folur për perspektiven euroatlantike të shteteve të Ballkanit Perëndimor, presidenti Thaçi ka theksuar se Kosova duhet ta marrë liberalizimin e vizave sa më shpejt të jetë e mundur. “Këtë nuk e shohim si dhuratë, por është diçka që Kosova e meriton dhe ka plotësuar kriteret për ta marrë. Së dyti, hapja e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë duhet të bëhet në të ardhmen e afërt. Bllokimi i negociatave ishte mesazh i keq për gjithë Ballkanin Perëndimor”, u shpreh presidenti Thaçi. Para shumë përfaqësuesve shtetërorë të SHBA-së, BE-së dhe shoqërisë civile, presidenti Thaçi ka thënë se po shohim se BE-ja ka standarde të dyfishta. “Derisa Kosova bllokohet në liberalizim dhe Maqedonia me Shqipërinë bllokohen në hapjen e negociata, Serbisë i premtohet hapje e kapitujve të rinj. Shohim pra që ata që shpërblehen janë ata që shantazhojnë BE-në me raportin me Rusinë”, tha ai. Sipas presidentit Thaçi, kur kanë nisur bisedimet në vitin 2012, një nga rregullat e pashkruara ka qenë që s’do ta kushtëzojmë procesin, kurse tani taksa po përdoret për ta kushtëzuar dialogun. “Si të lëvizim përpara? Nga eksperienca në procese deri më tash dua t’i përmend dy gjëra. E para, uniteti i shteteve të Kuintit, i cili është kyç që të vazhdojmë përpara me procesin. Dhe e dyta, koordinim i plotë SHBA dhe BE, edhe pse as ky koordinim nuk bën shumë punë kur vende të Bashkimit Evropian nuk lodhen se çka vendos BE. Disa prej tyre, madje shkaktojnë edhe shumë konfuzion në shtetet tona, si tek politikanët, ashtu dhe te qytetarët.” Ai ka shtuar se këto janë kushtet për ta rinisur procesin dhe për arritjen e marrëveshjes finale, derisa dialogu dhe marrëveshja përfundimtare, sipas tij, nuk kanë alternativë për stabilitetin e Ballkanit. Presidenti Thaçi ka folur edhe për procesin zgjedhor në Kosovë dhe përpjekjet për krijimin e një qeverie të re. Ai ka thënë se Kosova ka kaluar suksesshëm një test të demokracisë, pa marrë parasysh rezultatin zgjedhor. “Partia fituese duhet të fillojë me formimin e qeverisë. Dua të theksoj se çdo proces me Serbinë do të trajtohet në nivel të dy shteteve sovrane dhe me konsensus politik në Kosovë. Unë jam president dhe do të investoj në arritjen e konsensusit të brendshëm në Kosovë. Polarizimet nuk ndalen në sistem pluralist, por ka ardhur koha që të kemi një pako të prioriteteve në mes të pozitës dhe opozitës, që në këto çështje të mos ketë dallime.” Kreu i shtetit është zotuar se si presidentit i vendit do ta luajë rolin e tij për unifikimin e skenës politike.

Top Channel/ Vrasja e gruas, mblidhet parlamenti në Kosovë, opozita kërkoi dorëheqje masive
26/10 19:55
Top Channel/ 49-vjeçaren e vret kunati në Pejë, 3 ditë më parë kishte bërë denoncim për dhunë
26/10 12:51
Top News – ‘Nuk kërkoj mëshirë, por drejtësi’/ Letra e dytë që e gruas së vrarë, ‘furtunë’ reagimesh
26/10 12:21
Top News – Vrasja e Arlinda Zekajt. Kryeprokurori kërkon raport të detajuar për rastin
26/10 11:52
Top News – ‘Kjo është shpresa ime e fundit’. Letra që paralajmëroi krimin në Pejë, nisin hetimet
26/10 11:46
Top News-Rikthimi i ligjit të Speciales përçan PDK. Deputeti nismëtar kundër-Drafti s’ka asnjë gabim
24/10 14:06
Top News- Betohen 515 ushtarë të rinj/ Albin Kurti: Liria është amanet, mbrojtja e saj përgjegjësi
23/10 20:00
Top News- Thellohet deficiti tregtar në Kosovë / Arriti në 534 milionë euro për muajin shtator
23/10 15:28
Top News- Kthehet ligji për Specialen/ Presidentja Shiroka-Pula pranon kërkesën e PDK-SË
22/10 20:00
Top Channel/ Veprimi i bujshëm! Presidentja e Kosovës rikthen ligjin për Specialen
22/10 19:47
Top Channel/ Marta Kos “kthen sytë” nga Kosova: Javët e ardhshme, vendimtare për Prishtinën!
22/10 11:59
Top News- Një grua në krye të PDK-së/ Vlora Çitaku propozohet për kryetare
21/10 22:00
Top News- Hamza dorëhiqet nga drejtimi i PDK/ ‘Partia duhet të nisë një fazë të re të organizimit’
21/10 16:36
Top News – Dorëhiqet Bedri Hamza! PDK kërkon një kryetar të ri
21/10 15:12
Top Channel/ Përplasje Kosovë-Serbi në OKB/ Konjufca kundërshton akuzat e Gjuriqit për UÇK-në
21/10 12:37
Top News- Valë infektimesh me fruth në Kosovë/ 224 raste, mbi 95% e të infektuarve të pavaksinuar
19/10 19:21
Top News – Mblidhet Kuvendi i Kosovës. Dy çështjet kryesore në tavolinë që pritet të diskutohen
19/10 14:16
Top News- Kosova ‘nuk flet’ me ShBA / Opozita fajëson Vetëvendosjen, Kurti përgjigjet
18/10 12:10
Top News- Operacioni ‘Mali’ në Kosovë/ Kapen 53 kg drogë në vlerë 80 mijë euro, pranga 2 personave
17/10 10:37
Top Channel/ Pakënaqësia me Gjykatën Speciale, Serwer: Kosova më e gatshme të mbrojë sovranitetin!
16/10 12:01