Tatimet janë duke verifikuar të gjitha ankesat e qytetarëve për bizneset që abuzojnë me çmimet. ‘’Deri tani kemi marrë 137 ankesa në të gjithë Shqipërinë por kryesisht në Tiranë Durrës. Këto ankesa i kemi verifikuar me grupet e terrenit me qëllim që të ndalim abuzimet e çmimeve. Ne po mbajmë aktet e konstatimit dhe çmimet e shitjes dhe çmimet e blerjes. Në vijim të kësaj organeve kompetente do ti dërgohen këto akt konstatime për të vendosur penalitetet në bazë të aktit normative’’, shprehet Delina Ibrahimaj, drejtoreshë e përgjithshme e tatimeve.