Sot takimi Kurti-Mustafa, në mesditë skadon afati i Thaçit për kryeministrin
08/01/2020 13:01

Zhvillime te reja priten sot gjatë ditës në Kosovë. Kryesia e lëvizjes Vetëvendosje pritet te mblidhet sërish për të vazhduar mbledhjen e lënë përgjysmë, dhe në orën 14.00 pritet të takohen në Kuvend Albin Kurti e Isa Mustafa. Në mesditë përfundon edhe afati 48 orësh që presidenti Hashim Thaci i ka vendosur Kurtit për të paraqitur emrin e kryeministrit. Mbledhja e djeshme u la përgjysmë, pasi Kurti me një pjesë të partisë ishin nisur për në Kuvend të Kosovës, aty ku u takuan me liderët e LDK-së, në krye me Isa Mustafën. Pas një takimi mbi tre orësh, nuk u shënua asnjë progres në negociatat mes partive. Por liderët ranë dakord të diskutojnë përsëri. Ndërkohë nga Vetëvendosja e mohojnë që Thaçi të ketë vendosur ndonjë afat. Gjatë takimit të shkurtër konsultativ me presidentin, i cili nuk mund të ketë efekte ligjore, ai nuk përmendi kurrfarë afatesh dhe as “48 orë”, e cila më vonë është lexuar në postimin e tij në Facebook. “Gjatë takimit tonë që zgjati më pak se 6 minuta, në dhomë kemi qenë 6 persona, dhe e dëgjuam të gjithë”, ka thënë Kurti. Afati i dhënë nga Thaçi është kundërshtuar edhe nga njohësit e çështjeve kushtetuese, të cilët pretendojnë se nuk ka afat kohor kur LVV duhet të propozojë të mandatuarin për krijimin e qeverisë. Rrjedhja e afateve kohore sipas tyre nis kur LVV do të dërgojë tek presidenti emrin e kandidatit për kryeministër, e nga ai moment, për formimin e ekzekutivit, janë 15 ditë në dispozicion.

Top Channel/ Debati për ilaçet në Kosovë, ministri pranon mungesën e barnave!
13/11 17:46
Top Channel/ BE mesazh Kosovës për Specialen, shpreh shqetësim për ndryshimet e ligjit
12/11 21:41
Top News – 150 mijë lodra të rrezikshme/ Produktet kineze bllokohen në Kosovë, do të asgjësohen
12/11 10:36
Top Channel/ Kritikat për progresin e Kosovës, debat i fortë në Kuvend mes opozitës dhe qeverisë
11/11 19:56
Top Channel/ Kosovë, ndalohen 150 mijë lodra me rrezik. Do kthehen në Kinë ose do të shkatërrohen
11/11 19:53
Top Channel/ Kurti takohet me Sorensen në Paris, kërkoi njohje reciproke nga Serbia
11/11 19:46
Top News – Vrasja tragjike e Arlinda Zekajt/ Tre ekspertë do të angazhohen për të zbardhur ngjarjen
11/11 15:13
Top News – ‘Fluturojnë’ çmimet në Kosovë. Qeveria ngre duart: Shkak luftërat në Ukrainë e Iran
11/11 15:13
Top News – Një bioinxhinier për Kosovën. Trump nominon ambasadorin e ri të SHBA në Prishtinë
11/11 10:19
Top Channel/ Kurti nga Parisi: Serbia ta njohë Kosovën
10/11 22:21
Top News – Të shtëna me armë në Gjakovë/ Plagosen dy persona, arrestohet autori i dyshuar
10/11 22:15
Top Channel/ 15 vjet në pritje të drejtësisë, nis gjyqi për vrasjen e Diana Kastratit në Kosovë
10/11 12:22
Top Channel/ Asociacioni rikthen debatin, Rashiç sheh mundësi pas zgjedhjeve në Serbi
09/11 23:32
Top News – Zgjedhjet e Këshillit Kombëtar Shqiptar. Kamberi: Koalicioni mori 10 mandate, të parët…
09/11 13:20
Top News – Punëtorët e hekurudhës në grevë. Paralizohet Kosova, kërkohet rritje e rrogave
09/11 11:33
Top Channel/ Burnham letër Albin Kurtit: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale
08/11 20:15
Top News- PDK-ja në udhëkryq analistët: Grupet e interesit mund të ndikojnë garën për kryetar
08/11 14:56
Top Channel/ Tetë gra të vrara në 2026 në Kosovë, protestuesit kërkojnë shkarkime dhe ndjekje penale
07/11 19:31
Top News – Jo bashkëpunim me Listën, por… Studentët nuk ndërpresin fondet për serbët e Kosovës
07/11 16:00
Top News – Strategjia për lirimin e krerëve të UÇK. Mblidhet grupi i punës, diskutimet ‘top sekret’
07/11 14:53