Presidenti amerikan Donald Trump ka nominuar Mikhail Bogaçekun për ambasador të ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë. Shtëpia e Bardhë ka dërguar emrin e tij në Senatin amerikan për shqyrtim dhe konfirmim, së bashku me një listë kandidatësh për pozita të tjera diplomatike dhe institucionale. Mikhail Bugaçek ka mbi 25 vjet përvojë profesionale në sektorin privat, veçanërisht në shëndetësi, teknologji dhe drejtim institucional. Sipas biografisë zyrtare të Organizatës së Shteteve Amerikane, ai mban pozitën e drejtorit ekzekutiv të kësaj organizate, ku mbikëqyr administratën, financat, burimet njerëzore, prokurimin, teknologjinë informative dhe menaxhimin e rrezikut.