Udhëheqja e re në Serbi duhet ta pranoj realitetin se Kosova është shtet i pavarur, ka deklaruar të martën Kryeministri i Kosovës Albin Kurti. Në një intervistë për Radion Ndërkombëtare Franceze ai u shpreh se nga ana e Kosovës ekziston gatishmëria, porse në Serbi, pas fitores së Listës Studentore do të përcaktohen qartë qëndrimet e tyre, tek në momentin e zgjedhjes së qeverisë. “Unë uroj që ata ta pranojnë realitetin dhe të vërtetën, ta njohin Kosovën, ta kuptojnë që nuk ka kthim prapa dhe se ecja përpara nënkupton Bashkimin Evropian” 07:22 Kurti gjatë një takimi me studentët e Paris School of International Affairs, duke folur për marrëdhëniet me Serbinë tha se ky shtet duhet ta braktisë fushatën e saj agresive kundër njohjes sonë ndërkombëtare. Derisa për normalizimin kryeministri i Kosovës tha se procesi duhet të përfshijë përgjegjësinë për sulmin terrorist në Banjskë, duke filluar me dorëzimin e Milan Radoiçiqit.