Si u ndoq viktima Shkëlzen Kastrati/ Hetimet e para e konsiderojnë atentat tipik mafioz
03/02/2021 12:13

Policia kriminale, vrasjen e Shkëlzen Kastratit e ka konsideruar një atentat tipik mafioz, për shkak të dinamikës së ngjarjes. Burime të Top Channel nga policia tregojnë, se nga kqyrja e kamerave të sigurisë, autorët e kanë ndjekur makinën për disa minuta dhe i kanë shkuar paralel, nga dhe ku viktima është qëlluar. Të njëjtat burime shtojnë se viktima u qëllua me breshëri, por mori vetëm dy plumba, një në pjesën e qafës dhe një në pjesën e kokës. Dyshimet janë, që në automjetin range rover të vrasësve, kanë qenë tre persona. Automjeti range rover, u dogj pak minuta pas atentatit, brenda të cilit u gjend një armë tip Scorpions, por edhe një palë targa. Sipas verifikimeve të policisë, targat rezultojnë të vjedhura në Tiranë, në datën 20 qershor të vitit të kaluar dhe i përkasin një mjeti tip Ford. Ndërkaq, arma tip automatik, është dërguar që prej së martës në laboratorin e policisë shkencore për të bërë verifikimet e nevojshme dhe për të hedhur më shumë dritë mbi ngjarjen. Burime nga grupi hetimor, thonë për Top Channel, se vrasja është një mesazh i pastër për vëllain e viktimës, Klement Kastratin. Ky i fundit në vitin 2016 ra preh e një atentati, ku mbeti i plagosur së bashku me një person tjetër. Ndërkohë i vrarë mbeti një shtetas nga Patosi. Pista kryesore e hetimit, është përplasja që fisi Kastrati kanë me një tjetër fis. Përplasjet e tyre, rezultojnë mbi 20 vjeçare, ndërsa ekzekutimi i Shkëlzenit, ishte vrasja e katërt që ndodh në fisin e tyre. Burime të policisë, thonë për Top Channel, që zbardhja e ngjarjes do të marrë kohë për shkak se autorët dyshohet se janë vrasës me pagesë.

Top Channel/ E rëndë në Durrës/ Djali dhunon prindërit e moshuar, i ati transportohet drejt Traumës
06/11 21:22
Top Channel/ Rregulla të reja për monumentet, qeveria ndryshon ligjin
06/11 20:12
Top Channel/ Shtatë nxënëse në Selenicë denoncojnë mësuesin: Na ngacmoi seksualisht
06/11 19:49
Top Channel/ Kokaina në Frakull, spak kërkon konsfiskimin e 2 milionë eurove pasuri
06/11 19:46
Top Channel/ Veliaj reagon me video me AI nga paraburgimi: Më internoni në Hënë!
06/11 19:43
Top News- Vdes elektriçisti në Selenicë! Tjetër ngjarje e rëndë! 9 punonjës kanë humbur jetën
06/11 19:40
Top Channel/ Nga protesta drejt listës studentore, të rinjtë synojnë krijimin e një partie
06/11 19:32
Top News – ‘E sulmoi ariu, erdhi në banesë i gjakosur’/ Nënë e bir mohojnë akuzat
06/11 18:50
Top News – Arrestohet mësuesi në Selenicë. Disa nxënëse e kallëzuan për ngacmim seksual
06/11 18:48
Top Channel/ Nëna e njërës prej vajzave që akuzuan mësuesin në Selenicë: Kishte prekur fizikisht…
06/11 18:11
Top News – Wizz Air zgjeron praninë në Shqipëri/ Shton avionin e 15-të, shkon në 9 milionë ulëse
06/11 17:41
Top News – Veliaj firmos 15 projekte, mesazh me ‘IA’: Vazhdoj punën dhe në hënë të më internojnë
06/11 17:07
Top News – Pronari u dënua për trafik kokaine, SPAK kërkon konfiskimin e 2 milionë eurove prona
06/11 17:06
Top Channel/ Rama: Kontrolle pa paralajmërim nuk do të ketë më, inspektorët me kamera dhe…
06/11 16:38
Top Channel/ Zjarr në një magazinë me bimë medicinale në Mamurras, tymi i zi “pushton” zonën
06/11 16:38
Top News- 71 vjeçari i dënuar për prostitucion. Kapet në Vaun e Dejës, Italia i ka dhënë 9 vite burg
06/11 16:36
Top Channel/ Kur paraja përçan familjen. “Prindër të dashur”, komedia që sjell të qeshura dhe lot
06/11 16:11
Top Channel/ Sekretet bien në “Grep të artë”. Komedia e Bashkim Hoxhës premierë në Durrës
06/11 16:11
Top Channel/ Thesaret e panjohura të Konicës. Ekspozohen letrat, librat e vula e rrallë e argjendit
06/11 16:11
Top Channel/ BE forcon kontrollet për qumështin. Dyshime për vdekjen e tre foshnjave në Francë
06/11 16:00