Shqiptarët, të lirë dhe neglizhentë/ Masat anti-covid më të zbutura se vendet e tjera europiane
03/02/2021 15:14

Nga fillimi i pandemisë deri më tani gati 1400 shqiptarë kanë humbur jetën nga Covid-19-ta. Pasoja e festimeve të fundvitit po ndihen tani, me rreth 900 të infektuar në ditë. Ndërkohë që Europa ka shtrënguar masat e izolimit. Gjermania Që nga muaji nëntor 2020, Gjermania ka ndërmarrë masa të ashpra të izolimit duke mbyllur restorantet dhe qendrat e sportit, ndërsa prej mesit të dhjetorit edhe shkollat dhe shumicën e dyqaneve. Këto masa janë marrë, pasi situata nga pandemia e covid 19 nuk është përmirësuar aspak, madje numri i të vdekurve I tejkaloi 35.000 njerëz. Te gjitha keto jane pjesë e një izolimi kombëtar që nisi më 7 nëntor te 2020. Vendimi erdhi pas një rritjeje të ndjeshme të rasteve, javët e fundit. Si pjesë e masave kufizuese në të gjithë Gjermaninë do të lejohet vetëm nga një vizitor nga jashtë për çdo familjeje, dhe nga stafi dhe vizitorët që hyjnë në shtëpitë e të moshuarve do të kërkohet që të kryejnë teste të shpejta të detyrueshme paraprakisht. Anglia Nën masat aktuale të izolimit, banorët e Anglisë duhet të qëndrojnë në shtëpi dhe të dalin vetëm për arsye të domosdoshme. Aty përfshihet blerja e ushqimit, ushtrimet apo puna, nëse nuk mund të kryhet nga shtëpia. Duke nisur nga 15 janari Mbretëria e Bashkuar ka mbyllur kufijte per Amerikën e Jugut dhe Portugalinë për shkak të shfaqjes në masë të variantit të ri COVID dhe rasteve të shtuara të infektimeve. Shkollat ne Angli te mbyllura ne pjesën dërrmuese, mësimi zhvillohet online. Shpresohet rihapja nga 22 shkurti. Hollanda Hollanda nisi shtetrrethimin e saj të parë të plotë që prej Luftës së dytë Botërore. Në të gjithë vendin, është vendosur ora policore ndërsa janë ndaluar rreptësisht fluturimet nga Britania, Afrika e Amerika e Jugut, ku janë shfaqur variante të reja të koronavirusit. Në gjithë vendin ndalohet lëvizja nga ora 21.00 deri në 4.30 të mëngjesit. Shkelja e shtetrrethimit do të dënohen me një gjobë prej 116 dollarësh. Përjashtime do të behën për personat që shkojnë në punë, ata të cilëve u duhet të kujdesen për të tjerët, apo edhe të shëtisin qentë. Kjo masë do të jetë në fuqi deri në 9 shkurt. Greqi Nga e shtuna, grekët kanë akses në dyqane vetëm nëse kanë një prenotim nën një sistem të njohur si Click Inside. Ata po ashtu mund të dalin nga shtëpitë vetëm nëse njoftojnë autoritetet përmes një mesazhi sms. Sipas vendimit te expekteve të shëndetësisë marrë javën që shkoi, shkollat jane te mbyllura dhe do të zhvillohen online, deri në një vendim të dytë. “Veçanërisht të rinjtë nuk I respektojnë masat. Fatkeqësisht po dëgjojmë edhe për të rinj që po humbasin jetën. Në autobus nuk respektohen fare masat. Ka shumë qytetarë pa maska dhe nuk u flet edhe dot se bën sherr”. Në Shqipëri janë në fuqi masat si mbajtja me detyrim e maskës në ambientet jashtë shtëpisë, ndalim qarkullimi dhe mbyllja ë bareve dhe restoranteve nga ora 22 deri në 6 të ditës tjetër. Universitetet janë online, ndërsa arsimi parauniversitar e xzhvillon mësimin të alternuar.

Top News- Kërcënoi me thikë dhe vodhi gjermanen/ Vjedhja në Liqenin Artifical, arrestohet 41-vjeçari
23/09 17:00
Top Channel/ Zjarri merr përmasa të mëdha në Vlorë, banorë dhe efektivë policie në luftë me flakët
23/09 16:47
Top Channel/Kallas kërkon takim me Kurtin e Vuçiçin,kryeministri i Kosovës përmend vendimin e Hagës!
23/09 16:34
Top Channel/ Netanyahu “kërcënon” Mamdanin: “Do vij në OKB, do të të nxjerr të palarat me Hamasin”!
23/09 16:33
Top News-Presion dhe dhunë ndaj ish të dashurës/ Arrestohet 33-vjeçari, e mori peng para disa ditësh
23/09 16:30
Top Channel/ “Po largohemi nga shtëpia”, zjarri në Vlorë, banorja në lot: Oiii, ku të vetë unë tani
23/09 16:24
Top News – Paralizohet puna në GJKKO. Avokatët vendosin bojkot total pas rregullores së re
23/09 16:21
Top News – SHISH me drejtor provizor. Emërohet kreu i ri i shërbimit pas arrestit të Hysenit
23/09 16:20
Top Channel/ Sërish zjarr në qytetin e Vlorës, flakët përfshijnë edhe disa banesa
23/09 16:16
Top Channel/ Sërish zjarr në Vlorë, flakët përparojnë me shpejtësi mbi Spitalin Rajonal
23/09 15:43
Top News- ‘Shteti në situatë dramatike’. Berisha mbledh grupin: Përshkallëzim të aksionit ndaj Ramës
23/09 15:32
Top Channel/ Reforma në drejtësi. “Inside Story” heton dekadën: Paga në debat, qytetarët presin
23/09 15:29
Top Channel/ Durrës, parkimi nis me pagesë. Nga 5 tetori tarifohen rrugët e sheshet
23/09 15:28
Top Channel/ Flakë në fushat e Akërnisë. Zjarri u përhap nga era, digjen dhjetëra hektarë tokë
23/09 15:26
Top Channel/ Rrjolli, GJKKO urdhëron hetim. Leja, taksa dhe dëgjesat në fokus të hetimit të ri
23/09 15:21
Top News- Zjarret ‘përpijnë’ Akërninë/ Beteja me flakët edhe në Himarë, dy të arrestuar në Fier
23/09 15:15
Top Channel/ Opozita revoltohet për Vlora Hysenin. Debate të forta në komisione: Ka rënë shteti
23/09 15:08
Top Channel/ “SPAK u nxitua me arrestin”. Xhavit Shala: SHISH të sqarojë partnerët e NATO-s
23/09 15:07
Top Channel/ Komandohet kreu i ri i SHISH. Rama emëron Elvis Lilën pas shkarkimit të Vlora Hysenit
23/09 15:06
Top News- ‘Agasi, bashkëpunëtor i SHISH’. Dosja e SPAK ndaj Vlora Hysenit, si u mbrojt ish drejtorja
23/09 15:06