Shkelja e masave antiCovid, lëvizje pa maska e jashtë orarit, grumbullime në lokale, 770 të gjobitur
03/02/2021 15:36

770 qytetarë janë gjobitur gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin pasi janë identifikuar në kundërshtim me rregullat anti Covid. 746 qytetarë janë gjobitur me 3000 lekë pasi janë konstatuar pa maskë mbrojtëse. 10 lokale, bare dhe restorante janë gjobitur me 1.000.000 lekë pasi janë evidentuar duke ushtruar aktivitetin në shkelje me kufizimet për shkak të Covid 19. 14 qytetarë që lëviznin pas orës 22:00 pa dhënë arsye të domosdoshme, janë ndëshkuar me masën administrative 10.000 lekë secili. Policia e Shtetit bënë thirrje për respektimin e rregullave. Maskat mbrojtëse vazhdojnë të jenë të detyrueshme si në ambientet e hapura dhe ato të mbyllura. Ndërsa gjatë orarit 22:00-06:00 ndalohet lëvizja e këmbësorëve dhe automjeteve. Njoftimi i policisë: Gjatë 48 orëve të fundit, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontrolle të vazhdueshme në të gjithë vendin, për monitorimin e zbatimit të masave anti covid. 770 shtetas janë ndëshkuar me masë administrative, pasi nuk i kanë zbatuar këto masa. Strukturat e Policisë, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë vijuar kontrollet në terren, në të gjithë vendin, për të monitoruar zbatimin e masës për parandalimin e përhapjes së COVID-19, mbajtjen e detyrueshme të maskës mbrojtëse, e cila është detyrim për të gjithë qytetarët, që në momentin që dalin nga shtëpia. Si rezultat i këtyre kontrolleve, gjatë 48 orëve të fundit, në të gjithë vendin, Patrullat e Përgjithshme dhe ato të Policisë Rrugore kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë secili, 746 qytetarë që janë konstatuar duke lëvizur pa maskat mbrojtëse. Gjatë kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 9 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë. Gjatë kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, shërbimet e Policisë kanë evidentuar 10 subjekte (bare, lokale, restorante) që ushtronin aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë. Për administratorin e secilit subjekt është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë. Gjithashtu, gjatë kontrolleve janë konstatuar 14 qytetarë që lëviznin në rrugë gjatë orarit të ndalimit të lëvizjes, pa arsye të domosdoshme, të cilët janë ndëshkuar me masën administrative 10.000 lekë secili. Policia e Shtetit, krahas punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, sigurimin e rendit dhe qetësisë publike, do të vijojnë punën për monitorimin e zbatimit të masave anti covid në të gjithë vendin. Në këtë kuadër, Policia apelon për të gjithë qytetarët që të zbatojnë me rigorozitet masat anti covid.

Top Channel/ Sërish zjarr në Vlorë, flakët përparojnë me shpejtësi mbi Spitalin Rajonal
23/09 15:43
Top News- ‘Shteti në situatë dramatike’. Berisha mbledh grupin: Përshkallëzim të aksionit ndaj Ramës
23/09 15:32
Top Channel/ Reforma në drejtësi. “Inside Story” heton dekadën: Paga në debat, qytetarët presin
23/09 15:29
Top Channel/ Durrës, parkimi nis me pagesë. Nga 5 tetori tarifohen rrugët e sheshet
23/09 15:28
Top Channel/ Flakë në fushat e Akërnisë. Zjarri u përhap nga era, digjen dhjetëra hektarë tokë
23/09 15:26
Top Channel/ Rrjolli, GJKKO urdhëron hetim. Leja, taksa dhe dëgjesat në fokus të hetimit të ri
23/09 15:21
Top News- Zjarret ‘përpijnë’ Akërninë/ Beteja me flakët edhe në Himarë, dy të arrestuar në Fier
23/09 15:15
Top Channel/ Opozita revoltohet për Vlora Hysenin. Debate të forta në komisione: Ka rënë shteti
23/09 15:08
Top Channel/ “SPAK u nxitua me arrestin”. Xhavit Shala: SHISH të sqarojë partnerët e NATO-s
23/09 15:07
Top Channel/ Komandohet kreu i ri i SHISH. Rama emëron Elvis Lilën pas shkarkimit të Vlora Hysenit
23/09 15:06
Top News- ‘Agasi, bashkëpunëtor i SHISH’. Dosja e SPAK ndaj Vlora Hysenit, si u mbrojt ish drejtorja
23/09 15:06
Top Channel/ Dëshmia e ish-shefes së SHISH në dosjen e SPAK: Agasi ishte bashkëpunëtor i shërbimit
23/09 15:06
Top Channel/ GJKKO urdhëroi hetime në Rrjoll, avokati i banorëve: Përshëndesim vendimin e gjykatës
23/09 14:42
Top News – PS nis shqyrtimin e territoriales. Reforma hyn në Kuvend, PD largohet nga mbledhja
23/09 14:20
Top News-Eurodeputetja proteston në Tiranë. ‘Qeveria të adresojë kërkesën e qytetarëve për mjedisin’
23/09 13:55
Top News – Prokuroria ‘shpërfilli’ kallëzimin për Rrjollin, GJKKO detyron SPAK që të hetojë Gener 2
23/09 13:51
Top Channel/ Turisti gjerman pëson frakturë pranë Shtegun e Cezarit, përfundon në spital
23/09 12:52
Top Channel/ Flakët rrezikuan Apoloninë, arrestohen piromanët që rrezikuan parkun kombëtar
23/09 12:22
Top Channel/ Ndërhyrje nga ajri te Gjiri i Lalzit, flakët përpinë pishat dhe rrezikuan hotelet
23/09 12:18
Top Channel/ Baza e drogës “Gelato” me THC të lartë në hyrje të Mamurrasit, pranga 26-vjeçarit
23/09 12:16