Shembet rruga nacionale në Borsh/ Aksi duhej të mirëmbahej nga kompania “Salillari”
08/01/2021 15:20

Rruga nacionale që lidh Sarandën me Vlorën është bërë pothuajse e pakalueshme në dalje të Borshit. Pamjet që shikoni janë të rrugës e sapo restauruar. Ajo është shembur e gjitha si të ishte goditur nga ndonjë tërmet i fuqishëm. Në fakt ka patur vetëm disa reshje shiu që zbuluan cilësinë skandaloze të punimeve që ka kryer aty kompania “Salillari”. Rruga është çare ne mes për shkak se muret mbajtëse të saj janë zhvendosur. Kjo kompani më një janar të vitit 2017 kishte firmosur kontratën 5 vjeçare me Autoritetin Rrugor Shqiptar për mirëmbajtjen dhe rehabilitimin e akseve nacionale në jug të vendit. “Salillari” u shpall fitues i tenderit duke ofruar rreth 13.7 milionë euro me TVSH për shërbimin. Kontrata, të cilën Top Channel e disponon të plotë, është pjesë e programit që qeveria shqiptare ka me Bankën Botërore për mirëmbajtjen dhe sigurinë rrugore në vend. Por, edhe pse ka kaluar më shumë se tre vite nga përfitimi i këtij tenderi, situata në terren është mjaft problematike. Rrugët s’kanë sinjalizime, vijëzime dhe në disa raste janë lënë të degradojnë dhe më pas janë dashur fonde shtesë për të riparuar dëmet e shkaktuara në rrugët. Ja çfarë ndodhi në aksin Levan Tepelenë, kur nga shembja e këtij masivi gurësh, e gjithë superstrada u bë e pakalueshme dhe u deshën fonde të tjera për ta risjellë në gjendje pune.

Top Channel/ Fëmijët e një kopshti në Vlorë përfundojnë në pediatri, dyshohet se janë helmuar
07/11 11:57
Top News – Prokuroria heton Albchrome. 300 ton pluhur i rrezikshëm në qiell të hapur
07/11 11:50
Top News – SPAK mbyll hetimet për klanin Çopja. Sekuestrohen mbi 9 milionë pasuri, 16 të pandehur
07/11 11:08
Top Channel/ Pamje të rralla! Mjegulla e dendur “pushton” Kukësin, vështirësi në qarkullim
07/11 10:01
Top Channel/ 77 kg kanabis, pistoletë, pushkë dhe municion luftarak! Në pranga dy vëllezër
07/11 10:00
Top Channel/ Nis votimi për zgjedhjen e kryetarit të PD-së në Korçë, dy kandidatë “kokë më kokë”
07/11 09:59
Top Channel/ Dhjetëra doza kokaine gati për shitje, arrestohet 45-vjeçari në Lushnjë
07/11 09:59
Top Channel/ Durrës, një 37-vjeçar dhunon prindërit dhe i bën për spital
06/11 23:27
Top Channel/ Greqi, arrestohet vrasësi shqiptar me tre emra
06/11 23:14
Top News- Protestat nuk ndalen në Tiranë! Çfarë ndodhi në tubimin tek Kryeministria
06/11 22:33
Top News- Godet babain e nënën e moshuar pa mëshirë/ E rëndë në Durrës, pranga autorit
06/11 22:32
Top News-Shpallja ‘Non Grata’ dhe përplasjet me ambasadorin Donald Lu.Adriatik Llalla thyen heshtjen
06/11 21:46
Top News- Rishfaqet Adriatik Llalla! ‘Dosja ime ishte e paragjykuar, u dha dënim më i ashpër’
06/11 21:45
Top Channel/ Plagoset me dy plumba në bark shqiptari në Athinë, transportohet në spital
06/11 21:31
Top Channel/ E rëndë në Durrës/ Djali dhunon prindërit e moshuar, i ati transportohet drejt Traumës
06/11 21:22
Top Channel/ Rregulla të reja për monumentet, qeveria ndryshon ligjin
06/11 20:12
Top Channel/ Shtatë nxënëse në Selenicë denoncojnë mësuesin: Na ngacmoi seksualisht
06/11 19:49
Top Channel/ Kokaina në Frakull, spak kërkon konsfiskimin e 2 milionë eurove pasuri
06/11 19:46
Top Channel/ Veliaj reagon me video me AI nga paraburgimi: Më internoni në Hënë!
06/11 19:43
Top News- Vdes elektriçisti në Selenicë! Tjetër ngjarje e rëndë! 9 punonjës kanë humbur jetën
06/11 19:40