Rriten infektimet në Gjirokastër/ Vështirësohet gjurmimi, shkak ngadalësimi përgjigjeve të testimeve
16/02/2021 15:09

Në të gjithë qarkun e Gjirokastrës kemi një shtim të numrit të rasteve përgjatë javës së fundit. Gati 250 raste aktive janë vetëm brenda qytetit të Gjirokastrës. Vatrat gjenden kudo sipas epidemiologëve, në të gjitha institucionet publike, në polici, në shkolla që fatmirësisht janë të mbyllura, në ujësjellës, në OSHE por edhe në institucionet shëndetësore. Epidemiologët ngrenë një tjetër shqetësim atë të mos kthimit në kohë të përgjigjeve për testet PCR të cilat drejtohen për në Tiranë. Shërbimi merr çdo ditë gati 70-80 teste por përgjigjet po vonojnë deri në një javë. Këtë mëngjes gati 15 pacientë janë ankuar për mosmarrjen e përgjigjes gati një javë pas testimit. Kjo po vështirëson hetimin epidemiologjik dhe ndjekjen e zinxhirit të infeksioneve si dhe fillimin e mjekimit për pacientët. “Kemi një vonesë të përgjigjeve ditët e fundit. Shpresojmë që kjo gjendje të stabilizohet sepse mund të na pengojë në hetimin e rasteve dhe identifikimin e personave të kontaktit.” Shërbimi epidemiologjik vlerëson se gati 40% e popullsisë në qarkun e Gjirokastrës është infektuar tashmë me Covid 19. Kjo rrit disi imunitetin e popullsisë dhe pritet që të ndikojë në ritmin më të ulët të infeksioneve përgjatë muajit shkurt.

Top News – Kultivim kanabisi në fshat/ Hetimet zbulojnë skemën kriminale në Vaun e Dejës
05/11 11:14
Top Channel/ Shpërthimi shkaktoi dy viktima, kjo është bombola nga e cila rrodhi gazi që…
05/11 11:10
Top Channel/ Shpërthimi i bombolës, ekspertët: Pallati duhet shembur, i rrezikshëm për banim
05/11 11:10
Top Channel/ Lëvizte i armatosur dhe posedonte 600 gramë kanabis, arrestohet 20-vjeçari në Lezhë
05/11 10:57
Top Channel/ Shpërthimi i bombolës në Elbasan, drejtori i zjarrfikëses Sota flet për ndërhyrjen
05/11 10:46
Top News – Dy të vdekur nga shpërthimi në Elbasan. Gjendet i pajetë 69 vjeçari, 10 të plagosur
05/11 10:33
Top News – Arrestohet ‘i forti’ i Saukut! U kap me armë e jelek antiplumb
05/11 10:05
Top Channel/ Gjyqi I themelit, Monika Kryemadhi paraqitet në GJKKO
05/11 10:03
Top Channel/ Qarkullonte me armë në rrugën e Elbasanit, arrestohet 49-vjeçari me precedentë penalë
05/11 09:09
Top Channel/ Shpërthimi në Elbasan, nisin hetimet për shkaqet e tragjedisë, priten ekspertët e…
05/11 09:04
Top Channel / Një i vdekur dhe një i zhdukur nga në Elbasan
04/11 23:28
Top Channel / Berisha: të shtunën në shesh, front të gjerë opozitar
04/11 23:01
Top Channel/ Rikthehen tensionet në protestë, disa të arrestuar
04/11 22:52
Top News- “Policia të ndalë gjobitjen e protestuesve”, Bardhi thirrje ndërkombëtarëve: Boll heshtët
04/11 22:45
Top Channel/ Heroina nga irani në Kosovë, arrestohen 5 persona
04/11 22:41
Top News- “Lirojini shpejt”, protestuesit rrethojnë furgonin e policisë, plas në bulevard
04/11 22:22
Top News- Makina përplas këmbësorin në Levan, humb jetën. Një viktimë edhe në Durrës
04/11 21:47
Top News- Ekspertët e xhenios në pallatin e dëmtuar nga shpërthimi, ende asnjë gjurmë nga 69-vjeçari
04/11 21:17
Top News- ‘Më çoni dhe në SPAÇ, nuk përkulem’/ Veliaj: Turp që KM merret vetë me internimet
04/11 21:15
Top Channel/ “E hape dritaren… ka zgarë” ekspertët e Xhenios brenda në banesë, ja çfarë shohin
04/11 21:13