Rrëshqitjet e dheut në Lezhë rrezikojnë shtëpitë, evakuohen banorët/ Ndreu: Presim ndihmë nga Tirana
08/01/2021 14:36

Në Lezhë në lagjen e Spitalit si pasojë e reshjeve të shumta ka patur rrëshkitje të dherave. Banorët e banesave aty pranë janë evakuuar menjëherë pasi situata paraqet rrezikshmëri të lartë. Për ngjarjen në fjalë foli edhe kreu i bashkisë Pjerin Ndreu i cili tha se situata është mjaft e rënduar: “Situata është e rënduar sidomos në lagjen e Spitalit rrezikojnë dhe banesat poshtë nëse ndërtesa shembet. Presim të vijnë nga Tirana që të bëjnë verifikime dhe të veprohet menjëherë sepse nëse do kemi reshje akoma më shumë situata do përkeqësohet. Primare kemi shpëtimin e jetëve, por kemi shumë zona nën ujë”. Më herët shërbimet e Qarkullimit Rrugor, Patrullës, SPZ si dhe drejtues të Komisariateve njoftuan se janë në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet e pushtetit Lokal, Bashkitë, me qëllim verifikimin e gjendjes së kalueshmërisë së rrugës, si pasojë e rënies së shirave në qarkun Lezhës Si pasojë e shirave në lagjen “Varosh” ka pasur rrëshqitje dheu duke rrezikuar disa banesa,shërbimet e Policisë, në bashkëpunim me autoritetet vendore, kanë marrë masat e nevojshme për sigurinë e banorëve . Në Njësinë Administrative Kallmet është përmbytur ura që e lidh fshatin Kallmet ne aksin rrugor Lezhë-Shkodër. Në Njësinë Administrative Dajç është përmbytur ura që lidh fshatrat e kësaj njësie. Është dëmtuar “Ura e Gjadrit ” që lidh fshatrat Zojs dhe Grash. Në fshatin Fushë Gjormë ,Kurbin është përmbytur një banesë. Nga sherbimet e Komisariatit Kurbin janë marrë masat për evakuimin e banorëve. Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë ju bën thirrje drejtuesve të mjeteve të tregohen të kujdesshëm për shkak të lagështisë në rrugë, të reduktojnë shpejtësinë dhe të respektojnë sinjalistikën.

Top Channel/ Fëmijët e një kopshti në Vlorë përfundojnë në pediatri, dyshohet se janë helmuar
07/11 11:57
Top News – Prokuroria heton Albchrome. 300 ton pluhur i rrezikshëm në qiell të hapur
07/11 11:50
Top News – SPAK mbyll hetimet për klanin Çopja. Sekuestrohen mbi 9 milionë pasuri, 16 të pandehur
07/11 11:08
Top Channel/ Pamje të rralla! Mjegulla e dendur “pushton” Kukësin, vështirësi në qarkullim
07/11 10:01
Top Channel/ 77 kg kanabis, pistoletë, pushkë dhe municion luftarak! Në pranga dy vëllezër
07/11 10:00
Top Channel/ Nis votimi për zgjedhjen e kryetarit të PD-së në Korçë, dy kandidatë “kokë më kokë”
07/11 09:59
Top Channel/ Dhjetëra doza kokaine gati për shitje, arrestohet 45-vjeçari në Lushnjë
07/11 09:59
Top Channel/ Durrës, një 37-vjeçar dhunon prindërit dhe i bën për spital
06/11 23:27
Top Channel/ Greqi, arrestohet vrasësi shqiptar me tre emra
06/11 23:14
Top News- Protestat nuk ndalen në Tiranë! Çfarë ndodhi në tubimin tek Kryeministria
06/11 22:33
Top News- Godet babain e nënën e moshuar pa mëshirë/ E rëndë në Durrës, pranga autorit
06/11 22:32
Top News-Shpallja ‘Non Grata’ dhe përplasjet me ambasadorin Donald Lu.Adriatik Llalla thyen heshtjen
06/11 21:46
Top News- Rishfaqet Adriatik Llalla! ‘Dosja ime ishte e paragjykuar, u dha dënim më i ashpër’
06/11 21:45
Top Channel/ Plagoset me dy plumba në bark shqiptari në Athinë, transportohet në spital
06/11 21:31
Top Channel/ E rëndë në Durrës/ Djali dhunon prindërit e moshuar, i ati transportohet drejt Traumës
06/11 21:22
Top Channel/ Rregulla të reja për monumentet, qeveria ndryshon ligjin
06/11 20:12
Top Channel/ Shtatë nxënëse në Selenicë denoncojnë mësuesin: Na ngacmoi seksualisht
06/11 19:49
Top Channel/ Kokaina në Frakull, spak kërkon konsfiskimin e 2 milionë eurove pasuri
06/11 19:46
Top Channel/ Veliaj reagon me video me AI nga paraburgimi: Më internoni në Hënë!
06/11 19:43
Top News- Vdes elektriçisti në Selenicë! Tjetër ngjarje e rëndë! 9 punonjës kanë humbur jetën
06/11 19:40