Riinfektime në Gjirokastër/ Rasti i dytë, epidemiologët dyshojnë për një variant të ri covid
03/02/2021 15:15

Në Gjirokastër është konfirmuar sot rasti i parë i riinfektuar me Covid 19. Bëhet fjalë për një qytetar të Përmetit, pacient i dializës që ishte infektuar dhe e kishte kaluar Covidin dy muaj më parë. Epidemiologët janë të shqetësuar se kemi të bëjmë me një mutacion të ri të virusit çka vlen të konfirmohet edhe prej testimit PCR që është nisur për në Tiranë. “Sot kemi rikonfirmuar pozitiv një pacient nga Përmeti. Shërbimi epidemiologjik atje na siguron se pacienti e ka kaluar Covidin në muajin Nëntor ndërsa sot pas simptomave testi i shpejtë i rezultoi pozitiv. Kjo rrit shqetësimin që infektimi të jetë i lidhur me një mutacion të mundshëm të virusit” Ndërkaq numri i infektimeve në Gjirokastër dhe rrethina është 3-fishuar në raport me fillimin e këtij viti. Të infektuarit në masën dërmuese janë mosha të reja dhe vatrat kryesore lidhen me institucionet arsimore në Gjirokastër, Libohovë dhe Dropull. Baret dhe restorantet dhe prania e shtuar e qytetarëve brenda tyre duke neglizhuar masat është një tjetër arsye për situatën. Vetëm sot në Gjirokastër u kryen 75 tamponë dhe një numër testesh të shpejta ndërsa frika e përhapjes së një varianti të ri të virusit është prezente. “ Të infektuarit janë të rinj dhe kemi gati 25-30 raste në ditë krahasimimisht me 3-4 raste që kishin dy javë më parë. Shkollat, gjimnazet por edhe ato 9-vjeçare kanë numrin më të madh të të infektuarve. Kemi raste në qytet në Dropull 4 raste të rinj sot dhe në Libohovë plot 13 raste. Lazarati është një njësi që e ka fshehur më së shumti infektimin. Atje ka shumë raste që nuk janë paraqitur pranë mjekut të familjes por janë përpjekur të vetë trajtohen çka e vështirëson ndihmën dhe trajtimin.” Vetëm në fshatin Lazarat ka aktualisht mbi 100 raste aktive ndërsa shërbimi epidemiologjik nuk është pranuar të kryejë testime në shumë banesa. Nëse konfirmohet prania e një mutacioni të virusit pritet që edhe raste të tjera të konfirmohen pas gjurmimit të vatrës së parë.

Top Channel/ Rregulla të reja për monumentet, qeveria ndryshon ligjin
06/11 20:12
Top Channel/ Shtatë nxënëse në Selenicë denoncojnë mësuesin: Na ngacmoi seksualisht
06/11 19:49
Top Channel/ Kokaina në Frakull, spak kërkon konsfiskimin e 2 milionë eurove pasuri
06/11 19:46
Top Channel/ Veliaj reagon me video me AI nga paraburgimi: Më internoni në Hënë!
06/11 19:43
Top News- Vdes elektriçisti në Selenicë! Tjetër ngjarje e rëndë! 9 punonjës kanë humbur jetën
06/11 19:40
Top Channel/ Nga protesta drejt listës studentore, të rinjtë synojnë krijimin e një partie
06/11 19:32
Top News – ‘E sulmoi ariu, erdhi në banesë i gjakosur’/ Nënë e bir mohojnë akuzat
06/11 18:50
Top News – Arrestohet mësuesi në Selenicë. Disa nxënëse e kallëzuan për ngacmim seksual
06/11 18:48
Top Channel/ Nëna e njërës prej vajzave që akuzuan mësuesin në Selenicë: Kishte prekur fizikisht…
06/11 18:11
Top News – Wizz Air zgjeron praninë në Shqipëri/ Shton avionin e 15-të, shkon në 9 milionë ulëse
06/11 17:41
Top News – Veliaj firmos 15 projekte, mesazh me ‘IA’: Vazhdoj punën dhe në hënë të më internojnë
06/11 17:07
Top News – Pronari u dënua për trafik kokaine, SPAK kërkon konfiskimin e 2 milionë eurove prona
06/11 17:06
Top Channel/ Rama: Kontrolle pa paralajmërim nuk do të ketë më, inspektorët me kamera dhe…
06/11 16:38
Top Channel/ Zjarr në një magazinë me bimë medicinale në Mamurras, tymi i zi “pushton” zonën
06/11 16:38
Top News- 71 vjeçari i dënuar për prostitucion. Kapet në Vaun e Dejës, Italia i ka dhënë 9 vite burg
06/11 16:36
Top Channel/ Kur paraja përçan familjen. “Prindër të dashur”, komedia që sjell të qeshura dhe lot
06/11 16:11
Top Channel/ Sekretet bien në “Grep të artë”. Komedia e Bashkim Hoxhës premierë në Durrës
06/11 16:11
Top Channel/ Thesaret e panjohura të Konicës. Ekspozohen letrat, librat e vula e rrallë e argjendit
06/11 16:11
Top Channel/ BE forcon kontrollet për qumështin. Dyshime për vdekjen e tre foshnjave në Francë
06/11 16:00
Top Channel/ Pas shpërthimit në pallatin e Elbasanit, bashkia merr përsipër strehimin e banorëve
06/11 15:56