Refuzohet ankesa për votat e diasporës, VV do ta dërgojë në Supreme
28/10/2019 19:21

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka refuzuar kërkesën e Lëvizjes Vetëvendosje për numërimin e 4639 votave të diasporës që kanë arritur pas afatit të paraparë. Ndërsa në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, thonë se pa u mbyllur kjo çështje nuk mund të dalin me rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 6 tetorit. Ditë më parë Gjykata Supreme vendori që të rishikohet vendimi i PZAP lidhur me kërkesën e Lëvizjes Vetëvendosje. Kryesuesi i Sekretarit të PZAP-së, Mul Desku tha se paneli ka vendosur për refuzim të ankesës së Lëvizjes Vetëvendosje si të pabazuar. Sipas tij, Paneli mori këtë vendim në bazë të provave dhe rregulloren e KQZ-së. “Paneli ka marrë vendim për refuzimin e ankesës të pabazuar. Kjo është përgjigja e panelit lidhur me udhëzimin që e ka dhënë Gjykata Supreme e ka kthyer në rishqyrtim dhe rivendosje ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje për ta proceduar apo numëruar 4639 fletëvotime të ardhura nga diaspora…ky është vendimi i Panelit Zgjedhor dhe palët ndaj këtij vendimi mund të parashtrojnë ankesë brenda 24 orëve në Gjykatën Supreme…Paneli ka vlerësuar duke u mbështetur në ligj, duke u mbështetur në prova në rregulloren e Komisionit Qendror Zgjedhor që të vendos në këtë mënyrë”, tha ai. Ai tha se nuk është refuzuar kërkesa e Gjykatës Supreme por ankesa e subjektit politike Lëvizja Vetëvendosje. Sipas Deskut, Lëvizja Vetëvendosje brenda 24 orëve ka mundësi të ankohet lidhur me vendimin, ndërsa Gjykata Supreme ka në dispozicion 72 orë për të shqyrtuar ankesën. Ndërsa, në Komisionin Qendror Zgjedhor lidhur me vendimin e PZAP, thonë se do presin afatin ligjor para se të procedojë më tej. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi tha se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk mund të shpall rezultatet përfundimtare pa u përmbyllur kjo çështje. “Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do pres afatin ligjor para se të procedoj më tej, pasi në fund të vendimit të PZAP-it, këshillë juridike, pra lejohet ankesa brenda 24 orëve kundër këtij vendimi në Gjykatën Supreme….Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk mund të shpall rezultatet përfundimtare pa u përmbyllur kjo çështje”, tha Elezi. Lëvizja Vetëvendosje do të dërgojë në Gjykatën Supreme, apelin për vendimin e mosnumërimit të votave të diasporës nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa. Një gjë të tillë e ka bërë të ditur anëtari nga LVV në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Adnan Rrustemi. Ky i fundit thotë se PZAP në mënyrë artificiale ia mohoi të drejtën për numërim të votës qytetarëve që jetojnë jashtë vendit. “Do ta apelojmë në Gjykatë Supreme vendimin për mosnumërimin e votave të bashkatdhetarëve. Sot pranuam nga Paneli zgjedhor për ankesa dhe parashtresa vendimin e marrë nga gjyqtarët Fejzullah Rexhepi Kryesues, Nenad Llazic, Afjete Sada – Gllogjani, Kymete Kimete, Zyhdi Haziri, Rrustem Thaqi, Ferki Xhaferi, Faton Ademi dhe Adnan Konushevci, anëtarë, ku refuzohet si i pabazuar apeli i paraqitur nga Lëvizja Vetëvendosje për numërimin e zarfeve me fletëvotime nga bashkatdhetarët tanë. Ndonëse Gjykata Supreme e Republikës së Kosovës i kërkonte PZAP ta merrte parasysh këtë të drejtë, sërish sot ky panel në mënyrë artificiale dhe në interpretim të ngushtë ia mohoi të drejtën për numërimin e votës qytetarëve tanë që jetojnë jashtë vendit. Lëvizja Vetëvendosje do ta dërgojë në Gjykatën Supreme apelin sërish, duke pritur që kjo çështje të zgjidhet e të numërohen këto fletëvotime”, ka shkruar ai. Sipas tij, bashkatdhetarët tanë nuk ia kanë borxh askujt këtë cenim të së drejtës së tyre bazike që buron nga Kushtetuta e Republikës së Kosovës dhe të drejtat ndërkombëtare në këtë sferë. Kujtojmë që nuk janë numëruar 4639 vota të mërgatës të cilat kishin arritur pas afatit ligjor të paraparë. Ndërsa me vendim të KQZ në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve janë rinumëruar mbi 850 vendvotime.

Top Channel/ Marta Kos “kthen sytë” nga Kosova: Javët e ardhshme, vendimtare për Prishtinën!
22/10 11:59
Top News- Një grua në krye të PDK-së/ Vlora Çitaku propozohet për kryetare
21/10 22:00
Top News- Hamza dorëhiqet nga drejtimi i PDK/ ‘Partia duhet të nisë një fazë të re të organizimit’
21/10 16:36
Top News – Dorëhiqet Bedri Hamza! PDK kërkon një kryetar të ri
21/10 15:12
Top Channel/ Përplasje Kosovë-Serbi në OKB/ Konjufca kundërshton akuzat e Gjuriqit për UÇK-në
21/10 12:37
Top News- Valë infektimesh me fruth në Kosovë/ 224 raste, mbi 95% e të infektuarve të pavaksinuar
19/10 19:21
Top News – Mblidhet Kuvendi i Kosovës. Dy çështjet kryesore në tavolinë që pritet të diskutohen
19/10 14:16
Top News- Kosova ‘nuk flet’ me ShBA / Opozita fajëson Vetëvendosjen, Kurti përgjigjet
18/10 12:10
Top News- Operacioni ‘Mali’ në Kosovë/ Kapen 53 kg drogë në vlerë 80 mijë euro, pranga 2 personave
17/10 10:37
Top Channel/ Pakënaqësia me Gjykatën Speciale, Serwer: Kosova më e gatshme të mbrojë sovranitetin!
16/10 12:01
Top News- Misri serb i ndotur/ Kosova e bllokon ngarkesën për ushqim bagëtish
15/10 17:31
Top News- Viti i ri akademik në Kosovë/ Studentët preferojnë degën ‘Biznes, Administratë dhe Ligj’
15/10 14:25
Top News- Ligji për Specialen, Hamza mesazh BE: Presioni ndaj Kuvendit, i papranueshëm
15/10 13:48
Top Channel/ Kurti “kujtohet” për UÇK-në: Qeveria, grup pune për ish krerët e burgosur në Hagë!
15/10 11:35
Top News- Kosova në qendër të fushatës në Serbi/ Partitë me retorikë nacionaliste
14/10 21:11
Top News- Dialogu strategjik me Kosovën/ DASH s’ndryshon qëndrim: Të përmbushen zotimet
14/10 18:55
Top Channel/Kosova “pushton” fushatën zgjedhore në Serbi: Po e përdorin si armë të betejës politike!
14/10 11:46
Top Channel/ Bondsteel bazë e përheshme ushtarake e SHBA, senatori amerikan: Meriton shqyrtim!
14/10 11:35
Top Channel/ Presidentja e Kosovës do rikthimin e Dialogut Strategjik, SHBA: Nuk ndryshojmë qëndrim!
14/10 11:34
Top News- BE përsërit qëndrimin për ligjin e Speciales: Mbështesim punën e Dhomave të Specializuara
13/10 17:13