Mbështetja për një amnisti fiskale duket e gjerë, jo vetëm nga biznesi, por edhe ekspertët. “E mbështesim dhe është nismë ne hapin e duhur”, ka thënë Luan Bregasi. “Amnistitë çlirojnë kapitalin dhe gjithmonë relaksojnë biznesin dhe individët ndaj mirëpriten nga të gjithë ekspertët”, tha Artur Papajani, konsulent fiskal.