Pompeo: Liderët irakianë e duan prezencën e forcave amerikane
14/01/2020 10:37

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, tha se liderë të ndryshëm sektarë në Irak, mbështesin praninë e forcave amerikane në vend, përkundër kërkesave publike që ato të largohen. Gjatë një bashkëbisedimi me studentët e Universitetit “Stanford” në Kaliforni, Pompeo tha se një “spektër i gjerë” i udhëheqësve sunitë, kurdë dhe shiitë mbështesin përpjekjet e SHBA-së kundër terrorizmit në Irak. “Ata nuk e thonë këtë në mënyrë të hapur, por privatisht, të gjithë e mirëpresin faktin që Amerika është akoma atje duke zhvilluar fushatën e saj kundër terrorizmit dhe duke siguruar një mundësi që irakianët të fitojnë sovranitetin dhe pavarësinë që dëshirojnë”, pohoi Pompeo. Parlamenti i Irakut, më 5 janar, miratoi një rezolutë që u kërkonte trupave të huaja të largoheshin nga vendi, pas një sulmi ajror amerikan që vrau një komandant të lartë ushtarak nga Irani, ndikimi i të cilit në vend rivalizonte atë të Shteteve të Bashkuara. Qeveria e Irakut “angazhohet të tërheqë kërkesën e saj për ndihmë nga Koalicioni Ndërkombëtar që lufton grupin ekstremist të Shtetit Islamik (IS) për shkak të përfundimit të operacioneve ushtarake në Irak dhe arritjes së fitores”, thanë ligjvënësit në rezolutën jo obligative. Më 3 janar një dron amerikan, vrau Qasem Soleimanin, i cili komandonte forcën e Kudsit, krahun e huaj të Trupave të Gardës Revolucionare të Iranit. Vrasja shënoi një përshkallëzim të tensioneve midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara dhe zemëroi shumicën shiite të Irakut që gëzon lidhje fetare me Iranin. Shtetet e Bashkuara kanë rreth 5.000 trupa në Irak, kryesisht si këshilltarë të forcave afgane të sigurisë. Pompeo përsëriti gjithashtu përpjekjen e presidentit amerikan, Donald Trump për të zvogëluar praninë e Shteteve të Bashkuara në rajon duke ruajtur interesat e SHBA-së. “Unë mendoj se ne mund t’i arrijmë të dyja këto synime – të zvogëlojmë prezencën tonë, të zvogëlojmë rrezikun tonë, derisa arrijmë objektivat amerikane në rajon, përfshirë në Irak”, tha Pompeo.

Top Channel/ TikTok ndryshon “pronarin”, Trump: Të rinjtë do të jenë të lumtur
15/09 23:03
Top Channel/ Rusia: Jemi në luftë me NATO, po ndihmon ushtarakisht Kievin
15/09 22:43
Top News- “Izraeli të trajtohet si Rusia”, kryeministri spanjoll kërkon përjashtim nga garat sportive
15/09 22:15
Top News- Putin provokon hapur NATO-n dhe luan me zjarrin…tanket e avionët “çajnë” ajrin
15/09 22:13
Top Channel/ Bjellorusia dhe Rusia “luajnë me zjarrin”, reagon BE: Jemi gati për çdo kërcënim
15/09 21:14
Top Channel/ Armatimit në Europë i ka kaluar mosha? Kina përfiton, dronët ukrainas…
15/09 21:13
Top Channel/ Elon Musk blen 2.57 milionë aksione të Teslës, rriten me gati 5% aksionet
15/09 21:09
Top Channel/ Trump ”shpëton” TikTok nga ndalimi në SHBA! Ja çfarë përfshin marrëveshja
15/09 21:08
Top News – NATO është në luftë me Rusinë! Kremlini: Kjo është e qartë, nuk duhen prova
15/09 15:15
Top News – NATO stërvitet në Grenlandë pa SHBA-në / Manovra të gjera ushtarake, ‘Arctic Light 2025’
15/09 15:08
Top News – Gjiganti gjerman i mbrojtjes…Do ndërtojë luftanije, blen prodhuesin e madh
15/09 15:07
Top News – Rubio në Izraeli, takon Netanyahun / ‘Hamasi mori zemër nga Britania e Franca’
15/09 15:03
Top News – ‘Fiket’ Starlink, probleme në gjithë botën / Ndërprerje e shkurtër edhe në Ukrainë
15/09 14:04
Top News – Rusia kërcënon Evropën: ‘Do përndjekim këdo që merr asetet tona’
15/09 13:55
Top News – SHBA dërgon ‘Typhon’ në Japoni / Ndez garën e armatimeve, tërbohet Pekini
15/09 13:37
Top News – Ushtarakë amerikanë në Bjellorusi / Ndjekin stërvitjet me Rusinë, ‘vizitë e papritur’
15/09 13:37
Top News – Vera ekstreme që kaloi Evropa…43 miliardë euro dëme, analiza zbulon koston
15/09 12:11
Top News – ‘Shteti bërthamor është i pakthyeshëm’ / Koreja e Veriut ‘krenohet’ në Kombet e Bashkuara
15/09 12:00
Top News – Belgjika nxjerr ushtrinë në rrugë / Luftë me bandat e drogës nën shembullin e Trump
15/09 11:51
Top Channel/ Lufta me Rusinë, Kievi kërkon 120 miliardë USD për mbrojtjen: Do paguajmë ushtarët…
15/09 11:49