Bashkia e Tiranës ka kërkuar mbështetjen e qeverisë për ndërtimin e Teatrit Kombëtar deri në negocimin e kredisë me Bankën Europiane të Investimeve. Paralelisht, nënkryetari Arbian Mazniku i ka bërë apel ekzekutivit të alokojë fonde për vitin 2021 edhe për bashkëfinancimin e 17 shkollave, pagesat për koncesionin e mbetjeve si dhe dhënien e 2% të tatim fitimit mbi të ardhurat personale.