Pandemia në Greqi/ Rritet numri i të infektuarve, viktimave dhe pacientëve të intubuar
17/11/2020 12:04

Jashtë kontrollit duket se po shkon gjendja e pandemisë në Greqi, pasi gjatë ditës së hënë u shënua një tjetër rekord i ri, ai i numrit të të intubuarve që ka shkuar në 400, ndërsa shqetësuese është edhe mosha mesatare e tyre që ndodhet tashmë nën 64-vjeç. Konfederta Panhelenike e Punonjësve të Spitaleve publike ka bërë thirrje dramatike sidomos për gjendjen në Greqinë e Veriut dhe kryesisht të spitaleve në qytetin e Selanik, ku kanë mbetur të lira vetëm 10 shtretër të terapisë intensive, edhe ato për disa orë, nëse vihen re ritmet me të cilat po rritet numri i të prekurve. Janë të shumta mediat vendase që e konsiderojnë orët e fundit Selanikun si Bergamon e Italisë, pasi nga 400 të intubuarit në gjithë vendin, 155 ndodhen në 7 spitalet publike të tij. Gjithashtu vihen re mungesa të personelit mjekësor pasi të gjithë punojnë në kushte të jashtëzakonshme për të përballuar numrin e madh të pacientëve, me orare të zgjatura dhe një pjesë e konsiderueshme e tyre jane infektuar gjatë punës së përditshme. Sa i përket numrit të rasteve në 24 orët e fundit janë regjistruar 2198 duke e çuar numrin e përgjithshëm në rreth 76400. Edhe numri i viktimave ka qenë përsëri shumë i lartë, 59 dhe në total prej fillimit të pandemisë 1165 janë personat që kanë humbur jetën. Vatrat e nxehta mbeten ende Athina e Selaniku me 492 dhe 491 raste përkatësisht, por ndërkohë vazhdojnë me ritme shqetësuese të regjistrojnë numër të madh të prekurish Drama ,147, Pella , 122, Larisa ,110 dhe Serres 105 të gjitha qytete të Greqisë së Veriut që përballojnë edhe ato, gjendje dramatike në spitalet e tyre.

Top News – Të rinjtë, trafik emigrantësh/Transportonin kinezë drejt Greqisë, 2 në pranga në Konispol
12/11 12:03
Top News – E bija fitoi me mashtrim universitetin. Greqi, jep dorëheqjen zv.ministri i ‘Mitsotakis’
12/11 10:37
Top News – Një në katër biznese ankohet. Për pengesa të mëdha dhe burokraci doganore
12/11 10:35
Top News – Ministri i Vuçiç në pranga. Serbi, arrestohet për korrupsion ish kreu i Ekonomisë
11/11 11:53
Top News- “Përshëndetje nga Shkodra e lashtë Serbe”, gjykata e Shkodrës dënon politikanin malazez
10/11 22:30
Top News – Greqi, emigrantët vdesin në stacione policie. Mbi 100 viktima nga shkeljet e…
10/11 15:18
Top News – ‘Furi’ arrestimesh në Serbi. Në pranga zyrtarë të lartë, rihapen çështje të pazbardhura
10/11 12:34
Top News – Tragjedi me emigrantët në Kretë/ Përmbysje varkash dhe erëra të forta, mbi 20 viktima
09/11 10:44
Top News – Zgjedh këshillat kombëtare të pakicave / Serbi, shqiptarët e Luginës thirren të votojnë
08/11 15:15
Top News – Atentati në Athinë. Shënjestra nga Saranda, arrestohen dy shokët e tij
07/11 13:40
Top News- Vrasje në Greqi e Shqipëri! Kapet 43-vjeçari shqiptar, dyshoeht vrasës me pagesë
06/11 22:36
Top News- Mickoski përjashton shqiptarët nga ushtria/BDI fajëson edhe ‘VLEN’, asnjë kadet në akademi
06/11 11:49
Top News – 500 emigrantë nga Shqipëria në Greqi. Asgjësohet grupi i trafikut, mbi 750 mijë € fitime
06/11 10:14
Top News – Torturuan studentët protestues. Serbi, arrestohen 9 policë të njësive speciale
05/11 10:32
Top News – Mali i Zi në BE në qershor 2027 / KE konfirmon: Do nënshkruhet traktati i anëtarësimit
04/11 15:04
Top News – Arrestime, dorëheqje e hetime në Serbi / ‘Afati i skadencës’ së Vuçiçit ka kaluar
03/11 15:10
Top News – Mali i Zi drejt anëtarësimit në BE. Pritet të nënshkruhet marrëveshja në 2027-ën
03/11 14:26
Top News – Banka dyshohet si ‘lavatriçe’ e Vuçiç. Pas heqjes së licencës, Serbia arreston pronarin
03/11 11:09
Top News – Frigoriferët kthehen në furra. Sulm kibernetik edhe në Greqi, temperatura 150 gradë
03/11 10:15
Top News- A do të përfundojë Vuçiç para drejtësisë? Ish-presidenti mund të ketë fatin e Sanaderit
02/11 21:56