”Kriza e koronavirusit dhe mbyllja e ekonomisë për 3 muaj ka falimentuar gati një të tretën e bizneseve, duke nxjerrë mijëra persona të papunë. Goditjen më të madhe e kanë ndjerë subjektet e vogla, ku shumë prej tyre kanë ulur qepenat, ndërsa mbijetesa bëhet gjithnjë e më e vështirë për pjesën tjetër që po përballen me mungesën e klientëve”