Nis ndërtimi i spitalit të ri të Laçit, Rama-Manastirliu: Përfundon për 4 muaj
16/02/2021 16:30

Kryeministri Edi Rama me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu kanë inspektuar fillimin e punimeve për ndërtimin e spitalit të ri të Laçit, i dëmtuar nga tërmeti i 26 Nëntorit. “Kemi filluar punimet për ndërtimin e spitalit të ri bashkiak të Laçit. Që në momentin që filluam punën për të ndërtuar spitalin e ri, morëm dhe një model se si duhet të jetë një spital bashkiak, duke parë edhe prirjet demografike, por gjithashtu edhe nevojën për shërbime bazë. Afati i punimeve është 4 muaj. Ne duam ta mbarojmë më shpejt”, tha Manastirliu. Ministrja e Shëndetësisë u shpreh se, spitali i ri i Laçit do të jetë modeli i spitaleve të ardhshme bashkiake, me shërbime të integruara. “Spitali i ri do të ketë 40 shtretër dhe ndërkohë do të ketë modelin e një spitali 24-orësh. Do të ofrojë shërbimet e emergjencës, shërbime të patologjisë, shërbime të pediatrisë dhe shërbime të maternitetit. Ndërkohë që do të ketë dhe poliklinikën, pra konsultat e përfshirë brenda një godine. Modeli që po ndërtojmë në këtë spital, do të jetë dhe modeli i ardhshëm i spitaleve bashkiake. Aktualisht ka një mungesë eficience dhe racionalizimi në spitalet bashkiake. Ky spital do të na shërbejë për të shtrirë modelin edhe në qytete të tjera”, tha Manastirliu. Spitali i Laçit u dëmtua nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, duke u klasifikuar si një nga objektet me dëmtime të rënda strukturore. Rindërtimi i spitalit të ri të Laçit pritet të përfundojë brenda muajit qershorit të këtij viti. Më shumë se 46 mijë qytetarë të bashkisë Kurbin do të përfitojnë shërbim shëndetësor sipas standardeve më të mira pas përfundimit punimeve të spitalit të ri të Laçit.

Top News – Kultivim kanabisi në fshat/ Hetimet zbulojnë skemën kriminale në Vaun e Dejës
05/11 11:14
Top Channel/ Shpërthimi shkaktoi dy viktima, kjo është bombola nga e cila rrodhi gazi që…
05/11 11:10
Top Channel/ Shpërthimi i bombolës, ekspertët: Pallati duhet shembur, i rrezikshëm për banim
05/11 11:10
Top Channel/ Lëvizte i armatosur dhe posedonte 600 gramë kanabis, arrestohet 20-vjeçari në Lezhë
05/11 10:57
Top Channel/ Shpërthimi i bombolës në Elbasan, drejtori i zjarrfikëses Sota flet për ndërhyrjen
05/11 10:46
Top News – Dy të vdekur nga shpërthimi në Elbasan. Gjendet i pajetë 69 vjeçari, 10 të plagosur
05/11 10:33
Top News – Arrestohet ‘i forti’ i Saukut! U kap me armë e jelek antiplumb
05/11 10:05
Top Channel/ Gjyqi I themelit, Monika Kryemadhi paraqitet në GJKKO
05/11 10:03
Top Channel/ Qarkullonte me armë në rrugën e Elbasanit, arrestohet 49-vjeçari me precedentë penalë
05/11 09:09
Top Channel/ Shpërthimi në Elbasan, nisin hetimet për shkaqet e tragjedisë, priten ekspertët e…
05/11 09:04
Top Channel / Një i vdekur dhe një i zhdukur nga në Elbasan
04/11 23:28
Top Channel / Berisha: të shtunën në shesh, front të gjerë opozitar
04/11 23:01
Top Channel/ Rikthehen tensionet në protestë, disa të arrestuar
04/11 22:52
Top News- “Policia të ndalë gjobitjen e protestuesve”, Bardhi thirrje ndërkombëtarëve: Boll heshtët
04/11 22:45
Top Channel/ Heroina nga irani në Kosovë, arrestohen 5 persona
04/11 22:41
Top News- “Lirojini shpejt”, protestuesit rrethojnë furgonin e policisë, plas në bulevard
04/11 22:22
Top News- Makina përplas këmbësorin në Levan, humb jetën. Një viktimë edhe në Durrës
04/11 21:47
Top News- Ekspertët e xhenios në pallatin e dëmtuar nga shpërthimi, ende asnjë gjurmë nga 69-vjeçari
04/11 21:17
Top News- ‘Më çoni dhe në SPAÇ, nuk përkulem’/ Veliaj: Turp që KM merret vetë me internimet
04/11 21:15
Top Channel/ “E hape dritaren… ka zgarë” ekspertët e Xhenios brenda në banesë, ja çfarë shohin
04/11 21:13