Frashëri, vendlindja e Abdylit, Naimit dhe Sami Frashërit, mbetet një nga simbolet më të rëndësishme të historisë shqiptare. Sot, ky fshat historik përballet me boshatisjen, mungesën e investimeve dhe një rrugë të amortizuar që e izolon nga pjesa tjetër e vendit. Vizituam Frashërin, folëm me banorët dhe historianët për të parë nga afër realitetin e një vendi që dikur ndryshoi historinë e Shqipërisë, por që sot rrezikon të mbetet në harresë.