Gazetarët e Fiks Fare ndjekin nga afër protestën e studentëve dhe përplasjen me policinë. Pamjet tregojnë ndërhyrjen me forcë dhe shpërndarjen e protestuesve me ujë. Mes tensioneve, të rinjtë tregojnë arsyet që i kanë nxjerrë në rrugë, nga librat e shtrenjtë te kërkesat për të drejtat e tyre. "Fiks Fare", programi i parë investigativ në median shqiptare, fokusohet në korrupsionin dhe padrejtësitë, trafikimin dhe abuzimet me pushtetin, problemet ekonomike e sociale, si dhe hallet e ndryshme të njerëzve.