Grupi i Fiks Fare shkon në Lezhë për të pyetur avokatin Adrian Leka mbi denoncimin e Iliriana Sirikës për apartamentin që bleu në vitin 2017. Takimi shoqërohet me kërcënime dhe shtyerje ndaj gazetarit dhe operatorit nga të afërmit e avokatit, të cilët tentojnë të kapin kamerën dhe kërkojnë largimin e grupit. I pyetur për pretendimin se apartamenti ishte shitur dy herë, avokati kërkon që pyetjet t’i dërgohen me shkrim. Më pas largohet me makinë, pa dhënë shpjegime për rastin.